Kurti e refuzoi, Rama: Nuk ndihem i fyer, nuk shkova në Prishtinë të martohem

Aktuale

Kurti e refuzoi, Rama: Nuk ndihem i fyer, nuk shkova në Prishtinë të martohem

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 16:48
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama komentoi nga Podgorica refuzimin që kryeministri i Kosovës Albin Kurti i bëri ftesës së tij për takim në Prishtinë.

Rama tha se me kryeministrin e Kosovës nuk ka asnjë problem personal apo institucional, por kanë vetëm këndvështrime të kundërta për situatën në veri të Kosovës.

Rama tha se në samitin e Berlinit, që do të mbahet në Tiranë në mes të tetorit, Kurti është i ftuar, pasi në Shqipëri është në shtëpinë e vetë.

Ai shtoi se nuk ndihet i fyer duke thënë me nota humori se nuk shkoi në Prishtinë të martohet.

“Unë nuk shkova në Prishtinë për t’u martuar dhe nuk ndihem i fyer si një dhëndër të cilit nusja nuk i doli në takim.

Unë shkova në Prishtinë për të pasur takime si kryeministër i Shqipoërisë dhe në mënyrë absolute nuk kam asnjë problem personal, dhe aq më pak problem instiucional me kryeministrin e Kosovës.

Kam vetëm qëndrime të kundërta për një situatë të caktuar. Kaq! Këtë situatë e përjetojmë dhe duam ta trajtojmë në mënyra të ndryshme. Unë e trajtoj si një situatë që duhet ta trajtojmë bashkarisht, duke u ulur dhe biseduar, ndërsa Albini e përjeton si një situatë që duhet ta trajtojë pa u takuar dhe pa biseduar.

Është në të drejtën e tij, unë nuk jam këtu për të bërë interpretime të natyrës psikologjike, folklorike apo nacional heroike. E përsëris që në takimin e Tiranës pavarësisht cili është qëndrimi i BE-së, në Procesin e Berlinit kryeministri i Kosovës do të jetë i ftuar. Në Tiranë Albin Kurti është në shtëpinë e vetë, madje dhe të futet në zgjedhje për të qenë i zoti i shtëpisë”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat