Abazoviq: Plani franko-gjerman s’është perfekt, por duhet të nënshkruhet nga Kosova dhe Serbia

Aktuale

Abazoviq: Plani franko-gjerman s’është perfekt, por duhet të nënshkruhet nga Kosova dhe Serbia

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 17:01
Dritan Abazoviq

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka deklaruar se Kosova dhe Serbia është dashur dhe duhet ta nënshkruajnë planin franko-gjerman.

Ai në një konferencë të përbashkët, me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, tha se propozimi nuk është perfekt, por është i mirë për të dyja vendet.

Abazoviq, theksoi se çdo konflikt që krijohet me ndërkombëtarët, nuk është i mirë as për Kosovën e Serbinë por as për rajonin.

“Çdo konflikt coftë politik, apo çfarëdo, me ndërkombëtarët, nuk është i mirë as për Serbinë as për Kosovën, as për rajonin. Është shpenzu kohë e madhe, të vihet në propozim, ai nuk është perfekt por është i mirë. Do të kishte qenë mirë të shkohet te firmosja e marrëveshjes, ashtu e shoh unë. Do ishte shytrje e mirë për rajonin se po biem dakord dhe jo të jemi larg me njëri tjetrin”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat