Rama nga Mali i Zi godet kryetarin e Leposaviqit: nuk mund të jetojmë si Oso Kuka!

Aktuale

Rama nga Mali i Zi godet kryetarin e Leposaviqit: nuk mund të jetojmë si Oso Kuka!

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 17:37
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ironizuar me kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemi, i cili mbi një muaj është duke qëndruar brenda objektit të komunës, pa dalë asnjë ditë të vetme nga aty.

Rama në Mal të Zi, ironizoi me të duke e krahasuar me ngujimin në kullë të figurës mitike, Oso Kuka, i cili thuhet se ka qëndruar në kullë deri në vdekjen e tij, si sakrificë për vendin.

Rama tha se nuk mund të jetohet si Oso Kuka, në kohën e inteligjencës artificiale.

“Për ta admiruar Oso Kukën kur të na tregojnë, por jo ta bëjmë Oso Kukën nga e para, të futemi në kulla e t’i kthejmë institucionet në kulla. Edhe pastaj të na kërkojnë të bashkohemi në samit të këndojmë këngë për Oso Kukën e ri. Këto janë histori që duhet të jemi krenar, por ne nuk mund të jetojmë me Oso Kukën, kur jetojmë në kohën e inteligjencën artificiale”, ka thënë ai.

Rama tha se veprimet e Qeverisë së Kosovës, në veri janë të rrezikshme dhe të tepërta.

“Aq shumë kemi humbur kohën në këtë rajon, kur në horizont ka oportunitetesh dhe të vazhdojmë t’i këndojmë kullave të ngujimit, është e rrezikshme, e tepërt dhe e kotë. Po të na nxirrte në ndonjë shtek, që bota s’do mund të na jepte, [okej] po e bëjmë këtë sakrificë. Po të sakrifikojmë kohë, oportunitete dhe të rrezikojmë jetë njerëzisht për histori absurde është e papranueshme”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat