Haliti: Shqipëria e mori bajrakun që të vendos masa kundër Kosovës

Aktuale

Haliti: Shqipëria e mori bajrakun që të vendos masa kundër Kosovës

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 17:55
Enver Haliti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, teksa ka folur për tensionet e mundshme ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, ka vlerësuar se anulimi i mbledhjes së dy qeverive nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, ishte një vendim i papritur dhe i pamenduar sesa do të shkaktojë dëme në raportet mes dy vendeve.

Ai ka shtuar se anulimi i kësaj mbledhjeje ishte një sinjal se shteti shqiptar ishte i pari që u rendit para shteteve ndërkombëtare dhe mori vendim që të vendosë masa kundër Kosovës.

Haliti ka theksuar se mbledhjet e dy qeverive kanë karakter simbolik dhe se marrëveshjet mes dy vendeve mund të nënshkruhen edhe pa nevojën për të organizuar mbledhjen.

“Mendoj që kjo ka edhe një zhvillim edhe të më hershëm, realisht anulimi i njëanshëm i zotit Rama për anulimin e mbledhjes së dy qeverive, ka qenë një vendim i papritur dhe i pamenduar sesa do të shkaktojë dëm anulimi i asaj mbledhjeje të dy qeverive. Për shkak se ne e dimë që ato mbledhje organizohen qe disa me radhë kanë edhe karakterin simbolik, për shkak se marrëveshjet mes dy vendeve mund të nënshkruhen edhe pa bashkim të dy qeverive”, ka thënë Haliti.

Haliti ka theksuar se Kosova dhe shqiptarët nuk presin sanksione nga Shqipëria, por sipas tij, anulimi i mbledhjes së qeverive ishte një tregues se Shqipëria u vendos në një pozicion që dëmtoi Kosovën.

Ai gjithashtu ka shtuar se kjo ndodhi për shkak të një bindjeje të paqëndrueshme nga faktorët ndërkombëtarë dhe për shkak të situatës së krijuar në veri të vendit, duke thënë se faji i kësaj situate qëndron te Kosova.

“Në si Kosovë edhe po të përballemi me sanksione shumë më të ashpra ne si Kosovë si shqiptarë asnjëherë nuk e presim nga ana e shtetit tanë, nga Shqipëria që të kemi masa apo sanksione. Anulimi i mbledhjes së dy qeverive ishte sinjal se shteti shqiptar ishte shteti i parë që u rendit para shteteve ndërkombëtare e mori bajrakun që t’i vendos masa Kosovës për shkak të një bindjeje që është e paqëndrueshme nga ana e faktorëve ndërkombatëra, për shkak të situatës së krijuar në veri se faji qëndron te Kosova”, ka deklaruar Haliti.

Deputeti Haliti gjithashtu ka përmendur si shembull presionin ndaj Serbisë në kontekstin e agresionit rus në Ukrainë, ku siç ka thënë ai, Rama kishte kërkuar mirëkuptim për të mos bërë presion ndaj Serbisë për të vendosur sanksione ndaj Rusisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat