Flugaj: Marrëveshja izraelito-palestineze s’ka lidhje me ujdinë Kosovë – Serbi

Aktuale

Flugaj: Marrëveshja izraelito-palestineze s’ka lidhje me ujdinë Kosovë – Serbi

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 18:19
Fitim Flugaj

Fitim Flugaj, studiues i Lindjes së Mesme, ka folur në lidhje për një deklaratë të cilën kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka thënë në emisionin “Rubikon” në mbrëmjen e së enjtes.

Rama në bisedë e sipër me ish-presidentin amerikan Bill Clinton, ka bërë një krahasim mes marrëveshjes së Izraelit me Palestinën, duke e lidhur me marrëveshjen e fundit të Kosovës me Serbinë.

Flugaj, theksoi se ish-presidenti amerikan, Bill Clinton kontribuoi më së shumti për çështjen palestineze, por që paralelja që ka tërhequr Rama, sipas tij, nuk mund të qëndrojë.

“Bill Clinton konsiderohet një nga presidentët amerikanë që kontribuoi më së miri për çështjen palestineze është faktike mirëpo paralelja që ka tërhequr kryeministri i Shqipërisë, nuk e di sa mund të qëndrojë”, u shpreh Flugaj.

“Ish-presidenti nuk i ka treguar kryeministrit të Shqipërisë, për çfarë arsye, sepse aty thotë nuk i tregoj Arafati, jo i tregoi Arafati, nuk mund ta nënshkruajë këtë marrëveshje sepse nuk e përfshin çka është thelbësore sepse izraelitët mendojnë në pjesën e murit të vajtimit qëndron aty thellë qëndron bazat e tempullit hebrenj të kohës së Davidit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat