Perolli i PSD-së: Kurti do të tërhiqet nga veriu i Kosovës

Aktuale

Perolli i PSD-së: Kurti do të tërhiqet nga veriu i Kosovës

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 18:24
Lisjan Perolli

Lisjan Perolli nga Partia Socialdemokrate (PSD) ka thënë se besojnë që kryeministri, Albin Kurti do të tërhiqet nga tensionet në veri.

Ai tha se kjo do të bëhet pasi për Kurtin është e rëndësishme mbajtja e pushtetin.

“Ekziston një problem thelbësore se cilës opozita parlamentare fatkeqësisht i është futur pikërisht në hegjemoninë në të cilën Kurti po e shtynë përpara. Tash kjo e ka marrë formën e prishjes së tij me aleatët ndërkombëtarë, që prapë ai njëmend i ka prishur raportet me ta,.. por të paktën deri më tani marrëdhëniet nuk janë prishur plotësisht. Sipas besimit tonë ai do të tërhiqet nga tensionet në veri, do të kthehet këndej dhe me deklarimet e tij do të fillojë edhe me implementimin e Asociacionit…tërheqja është iminente, sepse për të me e rëndësishme është mbajtja e pushtetit, sesa me e thyer kryt nga muri dhe me jap dorëheqje ose me u dorëzuar prej asaj”.

Ai tha se kjo opozitë nuk ka legjitimitet ta kundërshtojë Kurtin pas pranimit të Asociacionit, pasi vet e kanë kërkuar.

“Në këtë seancë opozita e ka humbur që në fillim argumentin, sepse çfarë ndodhe nëse Kurti nuk i prish plotësisht marrëdhëniet me ndërkombëtarët dhe i pranon kërkesat e tyre, siç po thotë ai. Deklarativisht ai po thotë se zgjedhjet duhet të mbahen në veri vetëm po kërkon njëfarë sekuencimi të ngjarjeve. Prandaj edhe nismat e opozitës…janë të pamjaftueshme përballë Kurtit dhe qeverise së tij, sepse opozita në fund të ditës po e pranon Asociacionin… dhe e kanë thënë këtë punë deklarativisht. Çka nëse Kurti e pranon marrëveshjen?, çka nëse e fillon implementimin, ata nuk kanë kurrfarë legjimiteti me i thanë mos e bë, sepse këtë janë duke i thënë vet bëjë”, ka thënë Perolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat