Përgjigja e BE-së për mospjesëmarrjen e Kosovës në Programin Digjital

Aktuale

Përgjigja e BE-së për mospjesëmarrjen e Kosovës në Programin Digjital

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 18:32
Ilustrim

Bashkimi Evropian ka thënë se takimet e nivelit ministror ndërmjet Kosovës dhe BE-së janë pezulluar për shkak të masave ndaj Qeverisë Kurti 2.

“Siç është shpjeguar, takimet e nivelit të lartë/ministror me Kosovën nuk po zhvillohen”, thuhet në përgjigjen e tyre  teksa kanë dhënë se për këtë arsyeje është shtyrë nënshkrimi i Programit të Evropës Dixhitale.

“Prandaj, Kosova nuk ishte e ftuar në Dialogun e Dytë Rregullator BE-Ballkani Perëndimor dhe nënshkrimi i Marrëveshjes së Asociimit të Programit të Evropës Dixhitale (DEP) ndërmjet Komisionit Evropian dhe Kosovës është shtyrë për një datë të mëvonshme për t’u parë”, thuhet në përgjigjen e BE-së.

Më tej, ata kanë treguar se është e pamundur që “subjektet kosovare”[bizneset, individët] të aplikojnë.

“Ju lutemi vini re se Programi i Evropës Dixhitale është një program i ri. Pasi të jetë shkëmbyer një nënshkrim ndërmjet Komisionit Evropian dhe qeverisë së Kosovës, dhe pasi të kenë përfunduar proceset përkatëse të ratifikimit, atëherë subjektet kosovare do të mund të përfitojnë nga thirrjet nga Programi i Evropës Dixhitale”, kanë përfunduar BE-ja sqarimin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat