Familjari i dëshmorit të UÇK-së: Lufta na u është imponuar

Aktuale

Familjari i dëshmorit të UÇK-së: Lufta na u është imponuar

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 18:34
Ismajl Avdyli

Të ftuar ne emisionin ‘Five’ ishin Ismajl Abdyli, familjar i dëshmorit dhe bashkëluftëtar, dhe Sadri Avdyli, ish-komandantë në zonën e Morinës, ku kujtuan momente nga beteja e zhvilluar në Morinë

Gjatë emisionit, ai ka thënë se lufta atyre u ishte imponuar pasi sipas tij askush nuk e dëshiron luftën.

Asnje njeri në bote nuk e dëshiron luftën. Lufta na u është imponuar”, ka theksuar Abdyli.

“Edhe para 7 korrikut ka pasur beteja të ndryshe për të marrë pozicionet tona. Nga forcat tona ishin 6 dëshmorë, ndërsa nga ana e palës serbe siç e ka pranuar edhe krimineli serb[ ish kasapi i Ballkanit Sllobodan] Millosheviq në Hagë, rreth 64 sosh”, ka daklaruar Abdyli.

Ndër të tjera, ai deklaroi edhe kur mori lajmin për vdekjen e vëllaut të tij nga ana e komandantit, teksa u emocionua pergjatë emisionit.

“Komandanti më dha lajmin për vëllaun që ra dëshmor, mirëpo nuk u befasova kur mora lajmin më vonë, pasi krismat e armës së tij nuk i degjoja më”, u shpreh ish-luftëtari i UÇK-së Avdyli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat