“Të mos biem në kurthin rus”/ Peach nga Forumi i Dubrovikut vjen me një paralajmërim - ka këtë mesazh!

Aktuale

“Të mos biem në kurthin rus”/ Peach nga Forumi i Dubrovikut vjen me një paralajmërim - ka këtë mesazh!

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 11:50 Përditësuar në ora: 22:45 më 08.07.2023
Stuart Peach

Peach: Të mos biem në kurthin rus, e dhimbshme që u desht përdorimi i ushtrisë në Veri 30 vite pas luftës

Emisari i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, ka marrë pjesë në forumin e Dubrovikut në Kroaci ku është diskutuar për sigurinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Peach ka thënë se pajtohet plotësisht me konstatimet e dhëna nga dy emisarët Escobar dhe Lajcak dhe shton se Mbretëria e bashkuar është një mbështetëse aktive e sigurisë në rajon që nga luftërat e viteve të 90-ta.

Peach, ka shtruar hipotezën e tij se çfarë nëse Rusia është duke kërkuar një front të dytë të luftës, për të larguar vëmendjen nga dështimi i luftës në Ukrainë. Ai ka bërë thirrje që rajoni të mos bie në kurthin e Rusisë.

Ai ka thënë se s’duhet kthyer tek provokimet dhe gjuha e urrejtjes dhe të bëhet një plan.

Në fund, Peach ka kërkuar nga të gjithë që të tregojnë respekt për dialogun duke thënë se mbase pa mbështetjen e ofruar nga NATO dhe BE , ndoshta rajoni do të ishte shumë më afër të binte në kurthin e Rusisë.

Unë pajtohem plotësisht me Escobar dhe Lajcak. Mbretëria e Bashkuara ka qenë një mbështetëse aktive e sigurisë në rajon, që nga vitet e 90-ta.

Çka nëse Rusia është duke tentuar ta destabilizojë këtë rajon duke krijuar një front të dytë, për të hequr vëmendjen nga dështimet në përpjekjet kryesore në luftë. Të mos biem në kurthin rus.

Të mbetemi tek dialogu. Të shohim më shumë pajtim, më shumë programe për pajtim. Të mos kthehemi tek provokimet dhe gjuha e urrejtejs të së kaluarës, dhe të bëjmë një plan.

Mesazhi im i thjesht, është që t’iu kërkoj të gjithëve të tregojnë respekt në dialog tonë, për organizatat dhe instituionet multiltareale, si OSBE dhe NATO, në përpjekjen e tyre për të ofruar një rajon të sigurt.

Sepse mesazhi im konkludues i thjeshtë, sepse pa këto forca, dhe është e dhimbshme që u nevojitën 30 vjet pas luftës. Por pa këto forca të ofruruara nga NATO dhe BE ndoshta do të ishim më afër kurthit rus”, ka thënë Peach.

Escobar: Nuk ecet përpara me populizëm e nacionalizëm

Të parës që iu dha fjala në një panel diskutimi në “Forumin e Dubrovnikut”, ishte zëvendëskryeministrja, Donika Gërvalla. Që në deklarimin e parë, ajo vendosi ta sulmojë Bashkimin Evropian me fjalë të rënda. Ashpër s’i reagoi Miroslav Lajçak, emisari për dialogun që ishte i ulur pak metra më larg, por “brutalisht”, emisari amerikan, Gabriel Escobar, vendosi t’i thotë disa fjalë për atë që paraprakisht, e tha ministrja e Qeverisë Kurti. Çka ndodhi?

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, gjatë një paneli diskutimi e sulmoi rëndë Bashkimin Evropian, duke e quajtur “tigër prej letre”.

“Unë vlerësoj që BE-ja nuk munden, dhe njëjtë ka thënë edhe një analist gjerman para disa ditësh, sepse nuk është e aftë të ofrojë siguri, arsyet dihen. Nuk ka vullnet politik, ka shumë jounitet në bllok, dhe pa ShBA-në dhe NATO-n, BE-ja është një tigër prej letre kur vjen puna te siguria.” – deklaroi fillimisht ajo.

Escobar reagon me fjalë brutale

Që në fillim kur iu dha fjala, emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar e bëri të qartë se nuk pajtohet me Gërvallën.

Dhe më vjen keq që duhet të “dalloj” nga kolegia ime në Kosovë, por gjithçka pozitive që ka ndodhur në Ballkan, ka qenë kombinim i bashakëpunimit të BE-së dhe ShBA-së.” – u shpreh ai.

Veç kësaj, Escobar la të kuptohet se në Kosovë ka lidership popullist, me të cilin, “nuk mund të ecet përpara”.

“Rajoni është bërë një rajon me dy rrugë, njëra ato që janë në NATO, janë më stabile, dhe janë fuqishëm në rrugën drejt BE-së, dhe të tjerat, janë ato që po konsumojnë vëmendjen dhe burimet e rajonit derisa kanë sfidat e tyre.” – deklaroi ai fillimisht.

Tutje, Escobar u shpreh si vijon: “Ndryshimi është se shtetet që janë në NATO dhe kanë bërë progres, janë ato që kanë kaluar sfidën e rivalitetit etnik…Ndërsa ato që vazhdojnë të kenë lidership që beson që popullizmi, nacionalizmi, rivaliteti etnik janë rruga përpara, janë ato që po kanë më shumë sfida”.

Lajçak ia kthen Gërvallës pasi i tha BE-së ‘jeni tigër prej letre’: Jemi ëndërr e shteteve që po na trokasin në derë

Disa deklarata mjaft të rënda për Bashkimin Evropian i tha kryediplomatja, Donika Gërvalla, derisa në disa karrige më tej, po qëndronte i ulur emisari Mirsolav Lajçak.

Gjithçka ndodhi në Forumin e Dubrovnikut, ku Gërvalla konsideroi se BE-ja nuk mund të ofrojë siguri në Ballkanin Perëndimor, se është “tigër prej letre”, dhe se Kosova nuk e përdor për para.

Ndaj kësaj, u përgjigj emisari Lajçak, i cili tha se BE-ja, “është unioni më i suksesshëm i shteteve”.

Po ashtu, ai theksoi se BE, është ëndërr e shteteve që po trokasin në derën e këtij blloku, derisa shtoi se ka nevojë për zgjerim.

“Fillimisht, mendoj se duhet të them që BE-ja është larg perfeksionit, por është më i miri që kemi. Është unioni më i suksesshëm i shteteve. Nuk ka një union tjetër të shteteve në këtë planet, që ka bërë stabilitet politik, ekonomik më të mirë…Kështu që, unë mendoj që bashkimi në BE është një ëndërr e shteteve që janë duke trokitur në derën e BE-së. Në këto 20 vite, vetëm Kroacia iu bashkua BE-së, dhe procesi i zgjerimit ka humbur dinamikën. Dihet se diçka duhet të bëhet. Dua të them, ironikisht, që lufta në Ukrainë solli një afekt pozitiv, dhe ai është kuptimi i BE-së që kemi një punë të pakryer në Ballkanin Perëndimor, duhet të jemi serioz, dhe zgjerimi është kthyer në lojë.” – u shpreh ai.

Gërvalla me fjalë të rënda për BE-në në sy të Lajçakut: S’ju përdorim për para, jeni tigër ne letër pa ShBA-në

Zëvendëskryeministrja dhe kryediplomatja Donika Gërvalla aktualisht po merr pjesë në një panel diskutimi në Forumin e Dubrovnikut, ku të pranishëm, janë edhe emisarët Gabriel Escobar e Miroslav Lajçak.

Ndonëse pyetja që iu bë ishte për marrëveshjet e fundit me Serbinë, tensionet në veri, dhe marrëdhëniet me aleatët, Gërvalla vendosi ta sulmojë BE-në.

“Pyetja kryesore për sigurinë në Ballkanin Perëndimor është dhe që ne e pyesim vetën është: A mundet Bashkimi Evropian dhe a ka unitet BE-ja të garnatojë dhe sigurojë paqe në Evropë? Unë vlerësoj që BE-ja nuk munden, dhe njëjtë ka thënë edhe një analist gjerman para disa ditësh, sepse nuk është e aftë të ofrojë siguri, arsyet dihen. Nuk ka vullnet politik, ka shumë jounitet në bllok, dhe pa ShBA-në dhe NATO-n, BE-ja është një tigër në letër kur vjen puna te siguria.” – deklaroi fillimisht ajo.

Tutje, ministrja e Qeverisë Kurti vendosi të tregojë disa statistika, të cilat sipas saj, shfaqin mosbesimin e qytetarëve në BE.

Në dy vitet e fundit, mosbesimi dhe skepticizmi në kapacitetin e diploamcisë së BE-së, në vendin tonë ka shpërthyer në 30 pikë, derisa në 2021, rreth 50 për qind i thanë Qeverisë tonë mos bëni kompromis për Asociacionin, ndërsa në 2023, kjo ishte 80 për qind. Në vitin 2021, rreth 50 për qind, thanë mos bëni kompromis në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, në 2023, kjo ishte 84 për qind.” – ka thënë ajo.

Shifra të tilla, sipas Gërvallës, janë “katastrofike” për secilin ndërmjetësues, derisa vlen të theksohet, se ndërmjetësuesi ishte i ulur pikërisht në të njëjtin panel me të.

Madje, ajo propozoi njerëz të rinj, që sipas saj, gjejnë rrugë më të mira në dialog.

Kjo është katastrofike për çdo ndërmjetësues, për të prodhuar një dinamikë të tillë. Sigurisht, ka alternative. Kjo është që ne po e themi, na duhet strategji e re dhe njerëz të rinj, që duhet të gjejnë një rrugë më të mirë. Ndyrshe prej të tjerëve, ne nuk e përdorim BE-në si një “cash-cow (investim, biznes)”, ne jemi më shumë për vlera evropiane, se sa për vlera të parave.” – u shpreh ajo.

Gërvalla merr pjesë në "Forumin e Dubrovnikut 2023"

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla është duke marrë pjesë në “Forumin e Dubrovnikut 2023”.

Pjesëmarrës në këtë forum janë edhe përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell bashkë me emisarin për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, si dhe emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Gjithashtu, pjesëmarrës është edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Ndryshe, Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, më herët ka shkruar në Twitter se në forum kanë diskutuar edhe për dialogun Kosovë – Serbi.

“Ne diskutuam mbështetjen për Ukrainën, dialogun Beograd-Prishtinë dhe klimën e investimeve në Afrikë”, ka shkruar ai.

Kurse, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka komentuar situatën aktuale në rajon në prag të konferencës ndërkombëtare në Dubrovnik, duke iu referuar veçanërisht krizës mes Kosovës dhe Serbisë si dhe lëvizjeve të fundit të Milorad Dodikut në Republikën Serbe të Bosnje-Hercegovinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat