“Rama mos të bëhet ndërmjetësues, i kemi ndërkombëtarët”

Aktuale

“Rama mos të bëhet ndërmjetësues, i kemi ndërkombëtarët”

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 17:26
Agim Bahtiri

Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka komentuar raportet ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe atij të Shqipërisë, Edi Ramës.

Ai ka thënë se Kosova nuk ka nevojë që ky i fundit të jetë ndërmjetësues, sepse për atë çështje janë Bashkimi Evropian dhe amerikanët.

Bahtiri: Rama nuk mund të bëhet lider ballkanik nëpërmjet Kurtit

"Rama nuk mund të bëhet lider ballkanik nëpërmjet Kurtit, ky është problemi, edhe e dyta nuk mund të jetë palë, po duhet me qenë një gjuhë e përbashkët, që t'i jep fuqi procesit, dhe duhet të jetë në pjesën ku është Albin Kurti, kurse për ndërmjetësues ne i kemi të Bashkimit Evropian dhe amerikanët, nuk ka nevojë që ai të na ndërmjetësojë diku, nuk mundet me i fol Beogradit qysh ka pas dëshirë çdoherë me fol me Tiranën, por duhet të flasë me Prishtinën”, tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat