“Nuk do të jem në pozitën që kam pasur”, e konfirmon shkarkimin Shemsi Haziri

Aktuale

“Nuk do të jem në pozitën që kam pasur”, e konfirmon shkarkimin Shemsi Haziri

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 17:45
Shemsi Haziri

Shemsi Haziri, është shkarkuar nga pozita e shefit të Njesisë së Veçantë të Hetimeve ne Policinë e Kosovës. Haizur ka hetuar rastin e kryeshefit të suspenduar të KEK-ut, Nagip Krasniqit.

Këtë e ka konfirmuar Haziri, i cili ka thënë se vendimi i është komunikuar verbalisht ndërsa arsyet pse është shkarkuar nuk i di ende.

“Ajo çka mundem me të konfirmu aktualisht është se jam shkarkuar, po mu ashtë komuniku verbalisht që nga e premtja nuk do të jem në pozitë. Në polici do të jem por jo në pozitën që kam pasur (shef i njësisë së veçantë të hetimeve, ish-TaskForcës). Arsyet nuk i kanë komunikuar kam kërkuar arsye nuk më kanë dhënë. Kjo është e gjitha çfarë kam”, ka thënë ai për KALLXO.

Haziri, gjithashtu ka njoftuar se deri më tani i janë ofruar tri pozita brenda Policisë së Kosovës.“Nuk mundem me të dhënë përgjigje. Më kanë ofruar 3 pozita por nuk kam vendosur as unë as ata”- ka theksuar Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat