Gërvalla me fjalë të rënda për BE-në në sy të Lajçakut: S’ju përdorim për para, jeni tigër ne letër pa ShBA-në

Aktuale

Gërvalla me fjalë të rënda për BE-në në sy të Lajçakut: S’ju përdorim për para, jeni tigër ne letër pa ShBA-në

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 18:38
Donika Gërvalla

Zëvendëskryeministrja dhe kryediplomatja Donika Gërvalla aktualisht po merr pjesë në një panel diskutimi në Forumin e Dubrovnikut, ku të pranishëm, janë edhe emisarët Gabriel Escobar e Miroslav Lajçak.

Ndonëse pyetja që iu bë ishte për marrëveshjet e fundit me Serbinë, tensionet në veri, dhe marrëdhëniet me aleatët, Gërvalla vendosi ta sulmojë BE-në.

Pyetja kryesore për sigurinë në Ballkanin Perëndimor është dhe që ne e pyesim vetën është: A mundet Bashkimi Evropian dhe a ka unitet BE-ja të garnatojë dhe sigurojë paqe në Evropë? Unë vlerësoj që BE-ja nuk munden, dhe njëjtë ka thënë edhe një analist gjerman para disa ditësh, sepse nuk është e aftë të ofrojë siguri, arsyet dihen. Nuk ka vullnet politik, ka shumë jounitet në bllok, dhe pa ShBA-në dhe NATO-n, BE-ja është një tigër në letër kur vjen puna te siguria.” – deklaroi fillimisht ajo.

Tutje, ministrja e Qeverisë Kurti vendosi të tregojë disa statistika, të cilat sipas saj, shfaqin mosbesimin e qytetarëve në BE.

“Në dy vitet e fundit, mosbesimi dhe skepticizmi në kapacitetin e diploamcisë së BE-së, në vendin tonë ka shpërthyer në 30 pikë, derisa në 2021, rreth 50 për qind i thanë Qeverisë tonë mos bëni kompromis për Asociacionin, ndërsa në 2023, kjo ishte 80 për qind. Në vitin 2021, rreth 50 për qind, thanë mos bëni kompromis në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, në 2023, kjo ishte 84 për qind.” – ka thënë ajo.

Shifra të tilla, sipas Gërvallës, janë “katastrofike” për secilin ndërmjetësues, derisa vlen të theksohet, se ndërmjetësuesi ishte i ulur pikërisht në të njëjtin panel me të.

Madje, ajo propozoi njerëz të rinj, që sipas saj, gjejnë rrugë më të mira në dialog.

“Kjo është katastrofike për çdo ndërmjetësues, për të prodhuar një dinamikë të tillë. Sigurisht, ka alternative. Kjo është që ne po e themi, na duhet strategji e re dhe njerëz të rinj, që duhet të gjejnë një rrugë më të mirë. Ndyrshe prej të tjerëve, ne nuk e përdorim BE-në si një “cash-cow (investim, biznes)”, ne jemi më shumë për vlera evropiane, se sa për vlera të parave.” – u shpreh ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat