Halimi e LDK-së: Gërvalla mori përgjigje të merituar nga Lajçak e Escobar

Aktuale

Halimi e LDK-së: Gërvalla mori përgjigje të merituar nga Lajçak e Escobar

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 21:32
Sibel Halimi

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi ka reaguar pas fjalëve të rënda të kryediplomates Donika Gërvalla në lidhje me Bashkimin Evropian, duke thënë se është “tigër prej letre”.

Halimi përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, Halimi ka thënë se Gërvalla aludoi që BE-ja duhet t’i jap siguri Kosovës dhe “të hyjë në luftë për të”.

Përderisa Kosova po përjeton ditët e zymta nën sanksionet e BE-së, çohet një ministre nga Kosova, që për fat të keq të shtetit të ri - qëlloi të mbajë postin e krye diplomates - dhe i kërkon llogari BE-së për sigurinë. Thuajse blloku i vendeve evropiane i detyrohet personalisht zonjës Gërvalla-Schëarz!? Ajo e godet BE-në si ‘një tigër prej letre’ duke aluduar se BE-ja u dashka t’i jap siguri Kosovës dhe eventualisht të hyjë në luftë për të!?” – ka thënë ajo

Zyrtarja e LDK-së tutje shtoi se Gërvalla mori përgjigje të merituar nga emisarët Lajçak e Escobar.

E zhytur në pikëpamje iluzive të një bote paralele, mori përgjigje të merituar nga emisarët Lajcak e Escobar. I pari ia kujtoi kryediplomates kosovare se nuk ekziston një BE tjetër pos kësaj (nuk ka një BE sipas botës paralele të VV-së!) kurse i dyti ia përkujtoi asaj se vendet e NATO-s që kanë braktisur popullizimin dhe nacionalizmin janë plotësisht të lira dhe të sigurta.” – deklaroi ajo.

Në fund, Halimi ka shkruar si vijon: “Escobar sikur i tha rrini ju në lloqin e rivaliteteve ballkanike!? E mjerë kjo gjendje diplomatike e Republikës së Kosovës dhe e rrezikshme!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat