Komandant “Therra” rrëfen historinë e kullës së UÇK-së

Aktuale

Komandant “Therra” rrëfen historinë e kullës së UÇK-së

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 22:00
Kulla e UÇK-së

Në kullë pret e përcjell mysafirë nga të gjitha trevat e Kosovës.

Këtu, njëri prej ish komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Halil Bytyqi, i njohur si komandat “Thera”, ndër vite kaloi shumë kohë me personalitete të ndryshme, si dëshmorë dhe heronjë që tashmë nuk janë gjallë.

Kjo kullë në Likoc të Skenderajt, gjatë luftës së fundit ishte si shtab për këta të fundit, e për Bytyqin ky objekt është i veçantë dhe emocionohet gjithnjë kur qëndron brenda.

“Kulla ka të veqanta shumë, në këtë kullë kanë qëndru njerëz, dëshmorë, heronjë që sot nuk janë, ka qëndru Mujë Krasniqi ka trupu Tahir Sinani, Abedin Rexha, Fehmi Lladrovci prej të gjallëve në legalitet ka qëndru Rexhep Selimi, Lahi Brahimi e shumë të tjerë. Ka qenë interesont në luftë ka qenë pika këtu, shtabi i periferisë së Drenicës krejt lidhjet kanë qenë nga këtu me anën e Dukagjinit dhe me anë të Llapushës andej, kanë ardhë ushtarë që kanë ardhë nga jashtë ka ndodhë që kanë qëndru me javë e dhjetë ditë derisa u shpërndajke lufta”, tregon “Thera”.

E në këtë kullë të historisë nuk mungojnë as mirënjohjet për kontributin e dhënë dhe fotografitë e tij gjatë luftës.

I emocionuar, ai rrëfen për historinë e secilës prej fotografive aty.

Gjatë luftës kjo kullë ishte djegur dhe rrënuar nga forcat serbe. Mirëpo në mundësinë e parë kulla u meremetua nga vet 66 vjeçari.

“Në luftë e kanë djeg kullën dhe shumë interesont ka qenë i rralli objekt që ka qenë dheu i rrëzuar dhe e kanë tërhek dhe janë mundu me e përshtat atë pamje që e ka pasë para lufte, veq dy dollapë i ka pasë… dhe veq ato nuk kam mujt me ia vendos, ata dollapë më janë dhimt sa krejt kulla në atë kohë se kanë qenë të punuar mirë me shqiponje…”, shprehet Bytyqi.

Halil Bytyqi, gjatë luftës kishte nofkën komandant “Therra”. Me këtë emër e njohin edhe sot.

“Më tepër në zonë të Drenicës, përforcime ka ndodhë që kam shku edhe diku tjetër më kujtohet një rast e kam pasë shku në Gllavatin për përforcim, më pas në Rahovec…”, tregon ai.

Për meremetimin e kësaj kulle, atij iu ofruan edhe të holla, mirëpo siq thotë ai, i refuzoi me arsyetimin se dikush tjetër kishte më shumë nevojë dhe se në atë kohë i pati mundësitë që të investonte vet në rindërtimin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat