Avokati shqiptar paralajmëron Ramën e Vuçiqin me një mesazh të fortë, përmend ushtrinë e Kosovës – ja kërkesa për Kurtin!

Aktuale

Avokati shqiptar paralajmëron Ramën e Vuçiqin me një mesazh të fortë, përmend ushtrinë e Kosovës – ja kërkesa për Kurtin!

Nga: A.M. Më: 9 korrik 2023 Në ora: 13:58
Aleksandar Vuçiq, Albin Kurti dhe Edi Rama

Avokati shqiptar, Spartak Ngjela ka komentuar sërish zhvillimet e fundit në veri dhe presionet ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Ai në një shkrim në Facebook kërkoi nga Kurti që të mos bëjë asnjë lështim, pasi garancia territorial e Kosovës mbrohet me kushtetutën e vendit.

Ngjela tha se veriu i Kosovës është vend i shenjtë i shqiptarizmit, derisa kritikoi ashpër kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ku tha se ky i fundit nuk ka lidhje historike me shqiptarizmin.

“Kot vërtitet si në jerm Edi Rama, asgjë nuk i bën dot as Shqipërisë dhe as Kosovës.

Albin Kurti duhet të qëndrojë fort për të garantuar territorin e shtetit të pavarur të Kosovës.

Por, në këtë kohë, edhe presidenti i Serbisë, edhe kryeministri i Shqipërisë duhet të kujtohen gjithmomë se: Serbia për Kosovën ka qenë një shtet pushtues. Kjo është e vërteta e kësaj kohe. Dhe, ish pushtuesit, është mirë të mbajnë vendin e tyre”, shkroi ndër të tjera avokati shqiptar, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Albin Kurti nuk duhet të bëjë asnjë lëshim. Kosova është shtet i pavarur.

Të gjithë ata shtete që kanë pranuar pavarësinë e Kosovës duhet të jenë garantë të hapësirës territoriale të Kosovës së pavarur.

Garancia territoriale e një shteti mbrohet me kushtetutën e tij.

Cenimi i teritorrit të një shteti të pavarur, do të thotë se i është shpallur luftë pushtuese nga një shtet armik.

Pakicat etnike kanë vetëm të drejtat kushtetuese të garantuara në shtetin ku jetojnë si pakicë etnike, dhe asnjë lloj të drejte tjetër.

Veriu i Kosovës është vend i shenjtë i shqiptarizmit.

Po Edi Rama?

Edi Rama nuk ka punë me historinë e Shqipërisë.

Është një kryeministër në falsitet.

Rama nuk ka asnjë lloj lidhjeje historike me shqiptarizmin, në veprimtarinë e tij te deritanishme, prandaj është një kryeministër i ftohtë i patriotizmit shqiptar dhe i shqiptarizmit.

Lëvizja e tij për asocacionin e komunave serbe në veriun e Kosovës, është pjesë e antishqiptarizmit të tij të vjetër.

Por...

Kot vërtitet si në jerm Edi Rama, asgjë nuk i bën dot as Shqipërisë dhe as Kosovës.

Albin Kurti duhet të qëndrojë fort për të garantuar territorin e shtetit të pavarur të Kosovës.

Ushtria e Kosovës duhet të jetë në gatishmëri të plotë.

Pakicat etnike që nuk kanë dëshirë të jetojnë brenda një etnie që ka krijuar një shtet të pavarur, kanë të drejtë të emigrojnë drejt etnisë së tyre. Prandaj, këtë të drejtë e ka edhe pakica serbe në Kosovë. Sepse Kosova është një shtet i etnisë shqiptare, dhe pakicat etnike kanë vetëm të drejtat që u garanton kushtetuta e shtetit ku jetojnë.

Por, në këtë kohë, edhe presidenti i Serbisë, edhe kryeministri i Shqipërisë duhet të kujtohen gjithmomë se: Serbia për Kosovën ka qenë një shtet pushtues. Kjo është e vërteta e kësaj kohe. Dhe, ish pushtuesit, është mirë të mbajnë vendin e tyre.

Të gjithë të tjerat, nuk kanë asnjë vlerë.

Pavarësia e njohur, është vlerë e pakundërshtueshme historike.

Dhe, pavarësi shtetërore pa territor, nuk mund të ketë.

Pavarësia e Kosovës është një dhe e pandarë, dhe ka vlerën dhe garancinë e saj historike, si çdo shtet i pavarur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat