“Rama pre e lojës së Vuçiqit”, Berishaj: Gaboi me draftin, s’u konsultua me Kosovën

Aktuale

“Rama pre e lojës së Vuçiqit”, Berishaj: Gaboi me draftin, s’u konsultua me Kosovën

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 14:21
Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq

Analisti Nikollë Berishaj ishte këtë të diel i ftuar në Euronews Albania për të folur rreth zhvillimeve të fundit në rajonin tonë.

Ai tha mes të tjerave se drafti për asociacionin e komunave serbe i kryeministrit Rama ishte i gabuar.

Mirëpo, sipas tij, ai po e rregullon gabimin e tij me “shpalljen  të vdekur të Ballkanit të Hapur”.

“Kryeministri Rama me lojrat e veta, me dëshirën që të faktorizohet duke dërguar draftin e Asociacionit të komunave, pa ia kërkuar askush e para së gjithash pa u marr vesh me udhëheqësin e Kosovës bëri një dëm të madh, por po rikuperohet me deklaratën se Ballkani i hapur u shpall i vdekur”, tha Nikollë Berishaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat