Ramabaja përforcon fjalët e Gërvallës: BE ‘tigër prej letre’ - po provon ta zhbëjë Kosovën!

Aktuale

Ramabaja përforcon fjalët e Gërvallës: BE ‘tigër prej letre’ - po provon ta zhbëjë Kosovën!

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 18:10
Analisti Sadri Ramabaja

Analisti Sadri Ramabaja i ka dalur në mbrojtje fjalëve të Ministres së Jashtme të Kosovës Donika Gërvalla, e cila përdori shprehjen “tigër prej letre”, për të përshkruar “pazotësinë” e Bashkimit Evropian.

Ministrja e Jashtme e Kosovës, u kritikua ashpër për këtë deklaratë, por, Ramabaja me anë të një shkrimi në Facebook, e ka përkrahur Gërvallën, madje duke shkuar edhe disa hapa tutje.

Sipas Ramabajës BE-ja, përveç që është “tigër prej letre”, synimi i vërtetë i saj është zhbërja e Kosovës.

"Por, nëse mbështetja amerikane për Beogradin ka të bëjë me interesat eksplicite amerikane të ndërlidhura me luftën në Ukrainë, mbështetja e BE-së është në funksion të revizionimit të historisë të fundshekulit të kaluar dhe përpjekjeve për ta zhbërë Republikën e Kosovës si entitet politik."

Krejt këto shkronja që mund t’i lexoni më poshtë, janë veç një “fragment i analizës pasuese”, nga z. Ramabaja.

Postimi i plotë:

Kur gjeopolitika përballet me të drejtën dhe moralin publik

Mbështetja e BE-së dhe para së gjithash mbështetja amerikane për Beogradin, ka të bëjë më shumë me interesat gjeopolitike se sa me të drejtën dhe etikën në politikë.

Tolerimi i Serbisë në raport me shmangiet, respektivisht talljen që po bën me Marrëveshjen Themelore [Bruksel, 27 shkurtit 2023 dhe Aneksit të saj, Ohër, 18 mars 2023] hedhë dritë mbi tezën e mësipërme, nëdrkaq aprovimi me shpejtësi i masave ndëshkuese ndaj Republikës së Kosoëvs, flet për disponimin e një lagjeje të mirë të shteteve të BE-së kundruall Republikës së Kosovës krejtësisht në përputhje me atë të Serbisë!

Por, nëse mbështetja amerikane për Beogradin ka të bëjë me interesat eksplicite amerikane të ndërlidhura me luftën në Ukrainë, mbështetja e BE-së është në funksion të revizionimit të historisë të fundshekulit të kaluar dhe përpjekjeve për ta zhbërë Republikën e Kosoëvs si entitet politik.

Tolerimi i Serbisë në raport me shmangiet, respektivisht talljen që po bën me Marrëveshjen Themelore [Bruksel, 27 shkurtit 2023 dhe Aneksit të saj, Ohër, 18 mars 2023] hedhë dritë mbi tezën e mësipërme, nëdrkaq aprovimi me shpejtësi i masave ndëshkuese ndaj Republikës së Kosoëvs, flet për disponimin e një lagjeje të mirë të shteteve të BE-së kundruall Republikës së Kosovës krejtësisht në përputhje me atë të Serbisë!

Provokimet e Serbisë me ushtri dhe njësitë terroriste të saj brenda territorit të Republikës së Kosovës, janë thjeshtë një prelud i sulmit të pajustifikueshëm të Serbisë ndaj Kosoëvs, që do të ketë pasoja të tmerrshme për rajonin. Fatkeqësisht, si BE-ja edhe SHBA-të, ndajnë përgjegjësinë dhe fajin historik për lejimin e rrjedhës së ngjarjeve në këtë drejtim, pasi po vazhdojnë të injorojnë në mënyrë të pandërgjegjshme interesat dhe paralajmërimet e Prishtinës. Brukseli, siç u ripohua së fundmi nga MPJ e Republikës së Kosoëvs, znj Donika Gërvalla, në fushën e sigurisë, tutje mbetet "Tigër prej letre". Ngjashëm si në rastin e Ukrainës, edhe në Kosovë, Uashingtoni duhet të marrë drejtimin për ta imponuar paqen në rajon, natyrisht pa pretenduar që ta shpërblejë Serbinë me Veriun e Kosovës apo me aneksimin e mundshëm të Republikës Serbska e koncesioneve tjera shtesë në Malin e Zi.

Interesat afatgjata të SHBA-ve ndërlidhen me etablimin e faktorit shqiptar në Europën Juglindore si partner strategjik i Uashingtonit dhe marrëdhënieve transatlantike. [Fragment i analizës pasuese]

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat