Bill Clinton shkruan për vizitën në Shqipëri, përmend edhe Kosovën

Aktuale

Bill Clinton shkruan për vizitën në Shqipëri, përmend edhe Kosovën

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 06:12
Bill Clinton

Ish-presidenti i amerikan, Bill Clinton, ka shkruar për vizitën që pati në Shqipëri javën e kaluar, për të festuar lidhjen e miqësisë mes dy vendeve.

Clinton në shkrimin e tij në Twitter ka përmendur edhe periudhën e luftës në Kosovë, ku vlerësoi ndihën e Shqipërisë në pranimin e refugjatëve nga Kosova.

Ai tha se Shqipëria shërbeu si një partner jetik për paqen.

“Gjatë konfliktit të Kosovës, Shqipëria ndihmoi njerëzimin të mbizotëronte – duke pranuar gati gjysmë milioni refugjatë dhe duke shërbyer si një partner jetik për paqen.

Javën e kaluar, pata nderin të festoja lidhjet e miqësisë midis dy vendeve tona dhe të shihja se çfarë është e mundur kur njerëzit përqafojnë demokracinë”, ka shkruar ai në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat