KFOR-i tërheq një mjet shpërthyes në deponinë e mbeturinave në fshatin Zhegër

Aktuale

KFOR-i tërheq një mjet shpërthyes në deponinë e mbeturinave në fshatin Zhegër

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 09:04
KFORI-i

Një mashkull kosovar ka njoftuar më 9 korrik 2023 se në orën 09:15 ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes në depononin e mbeturinave të forta në fshatin Zhegër të Komunës së Gjilanit.

Pas njoftimit, njësiti policor lokal ka shkuar në vendin e ngjarjes për të siguruar zonën, ndërsa njësiti për deminim i KFOR-it ka kryer largimin e mjetit të dyshuar në mënyrë të kontrolluar.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës nëpërmjet raportit 24-orësh.

Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ne deponinë e mbeturinave te forta ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i KFOR-it ka tërhequr mjetin e dyshuar në mënyrë të kontrolluar’, ka njoftuar Policia e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat