Mbi 1 mijë e 400 tiketa trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Aktuale

Mbi 1 mijë e 400 tiketa trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 09:53
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit janë shqiptuar 1 mijë e 467 gjoba trafiku në vendin tonë.

Gjatë kësaj periudhe ka ndodhur një aksident me fatalitet, 25 aksidente me të lënduar dhe 19 me dëme materiale.

Sipas statistikave të përgjithshme të policisë, në 24 orët e fundit janë arrestuar 13 persona dhe shtatë janë dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës vazhdimisht bënë thirrje për kujdes të shtuar në trafik dhe respektim të rregullave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat