Tahiri: S’e votojmë asnjë ligj, vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme

Aktuale

Tahiri: S’e votojmë asnjë ligj, vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 11:07
Abelard Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se nuk do të votojnë asnjë ligj, përfshirë këtu edhe marrëveshjet ndërkombëtare.

Pasi dështimit të mbledhjes së Kryesisë, ai tha se PDK-ja kërkon shpërbërjen e Kuvendi në mënyrë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Asnjë ditë të vetme nuk e meriton që ky Kuvend të mblidhet. PDK kërkon shpërbërjen e këtij Kuvendi dhe që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme”.

Si mund të vazhdohet tutje kur kjo Qeveria si pasojë e veprimeve të saja e ka pruar Kosovën në sanksione të ndryshme nga ShBA dhe BE. Ky Parlament, kjo Qeveri nuk është kredibile më dhe ne kërkojmë zgjedhje të parakohshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat