Tahiri: Nëntë muaj pa sovranitet në veri si pasojë e dështimit të kësaj qeverie

Aktuale

Tahiri: Nëntë muaj pa sovranitet në veri si pasojë e dështimit të kësaj qeverie

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 11:29
Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka kritikuar qeverinë aktuale për mungesë të sovranitetit në veri.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se veriu ka mbet pa gjykata, pa qeverisje lokale e pa pjesëmarrje të pakicës serbe në polici.

Sipas saj, sa më shumë që të zgjat kjo situatë, sovraniteti do të mungojë.

Postimi i plotë:

U bene nente muaj pa sovranitet ne veri, si pasoje deshtimit te kesaj qeverie: veriu ka mbet pa gjykata, pa qeverisje lokale, pa pjesemarrje te pakices serbe ne polici, u ringjalle ‘mrojtja civile’, me tensione dhe rritje te protektoratit nderkombetar me shtimin e forcave te KFOR-it. Sa me shume qe zgjat kjo situate sovraniteti ne veri do te mungoj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat