Jehona Lushaku-Sadriu (LDK) kërkon të japë dorëheqje Donika Gërvalla

Aktuale

Jehona Lushaku-Sadriu (LDK) kërkon të japë dorëheqje Donika Gërvalla

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 11:43
Kryetarja e Forumit të Gruas në LDK, Jehona Lushaku-Sadriu

Kryetarja e Forumit të Gruas në LDK, Jehona Lushaku-Sadriu, ka kërkuar nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, të japë dorëheqje.

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se Gërvalla është duke vazhduar t’i mbrojë deklaratat e saja skandaloze.

“Një ministreje hipokrite si Gërvalla-Schwarz duhet të ia kujtojmë se BE është strukturë supranacionale, që ka garantuar paqen e sigurinë e saj tash 78 vjet pikërisht duke ndërtuar projektin më grandioz të paqes e integrimit”.

“Këtë e ka arritur pikërisht duke u koordinuar me SHBA-në dhe ndërtuar strukturat e saj të sigurisë. E gjithë përpjekja disa dekadëshe e shteteve të BE-së dhe BE-së në Ballkanin perëndimor është dëshmi e vendosmërisë për të krijuar rajon të sigurt. Gjithmonë në koordinim me SHBA, do të thotë duke bërë pikërisht atë që ministrja dhe shefi i saj e paraqesin në Kosovë si të panevojshme”.

“Për të qenë të saktë, Kosova ka zgjedhur të synojë të integrohet në BE si rrugën e vetme të saj duke e ankoruar atë në Kushtetutë! Deri tani si ministre e jashtme, kjo qeveri ka bërë veprime pikërisht kundër këtij vizioni tonë shtetëror kushtetues; ka përçmuar BE-në si organizatë politike në të cilën Kosova ka aspirata t’i bashkohet”, ka thënë Lushaku-Sadriu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat