Qeveria ‘zbut’ masën e sigurisë për mallrat serbe

Aktuale

Qeveria ‘zbut’ masën e sigurisë për mallrat serbe

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 12:03
Foto ilustrim

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për lehtësimin e masës së sigurisë ndaj mallrave me origjinë nga Serbia.

Oda Ekonomike e Kosovës ka konfirmuar se qeveria këto ditë ka marrë vendim për heqjen e masës së sigurisë vetëm për mallrat e lëndës së parë dhe gjysmë produkte.

Kryetari i OEK-ut, Lulëzim Rafuna ka theksuar për KP se OEK-u është i njoftuar për heqjen e masës së sigurisë për mallrat e lëndës së parë dhe gjysmë produkte.

Ndërkaq, nga Qeveria e Kosovës nuk janë përgjigjur për KosovaPress lidhur me 'zbutjen' e masës së sigurisë për mallrat serbe.

Masa e sigurisë për ndalimin e mallrave serbe ishte marrë më 14 qershor, atë ditë kur ishin rrëmbyer tre zyrtarët policorë të Kosovës nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat