​Kuvendi përkujton Masakrën e Srebrenicës

Aktuale

​Kuvendi përkujton Masakrën e Srebrenicës

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 12:04
Kuvendi i Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë përkujtuar viktimat e Masakrës së Srebrenicës që kishte ndodhur 28 vjet më parë në Bosnje dhe Hercegovinë. Të zgjedhurit e popullit mbajtën një minutë heshtje në nderim të tyre, derisa edhe vendosën disa shamia të gjelbra mbi vendet e tyre që simbolizojnë pafajësinë e viktimave.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se gjenocidi dhe krimet kundër njerëzimit nuk vjetërsohen kurrë, andaj kriminelët duhet të marrin dënimin e merituar.

Konjufca: Gjenocidi dhe krimet kundër njerëzimit janë një krim që nuk vjetërsohet kurrë

“Gjenocidi dhe krimet kundër njerëzimit janë një krim që nuk vjetërsohen kurrë. Prandaj, shpresojmë gjithmonë që edhe kriminelët të marrin dënimin e merituar një ditë”, tha ai.

Ndërkaq, nënkryetari i Kuvendit nga radhët e komunitetit boshnjak, Bahrim Shababni, tha se autorët e këtij gjenocidi po i mohojnë krimet e tyre vit pas viti.

Shabani: Boshnjakët kudo që janë nuk duhet të harrojnë këtë krim

“Autorët e këtij gjenocidi të tmerrshëm në zemër të Evropës mohojnë krimet e tyre vit pas viti. Prandaj boshnjakët kudo që janë duhet të kujtojnë dhe nuk duhet të harrojnë këtë krim”, tha ai.

Derisa edhe deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje tha se shpreson se një masakër e tillë nuk do të ndodh kurrë më.

Balje: Shpresojmë që kurrë nuk do të ndodh më një gjë e tillë

“Në këtë shami e shihni se kemi bërë si një shenj që të përkujtojmë atë krim. Kemi ngjyrën e bardhë që paraqet pafajësinë, ndërsa e gjelbra paraqet shpresën që nuk do të ndodh kurrë më një gjë e tillë”, shtoi ajo.

Kuvendit po vazhdon punimet me pikat e tjera të rendit të ditës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat