Krasniqi: Kuvendi s’duhet ta vazhdojë punën, e domosdoshme të shkojmë në zgjedhje

Aktuale

Krasniqi: Kuvendi s’duhet ta vazhdojë punën, e domosdoshme të shkojmë në zgjedhje

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 12:14
Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, edhe njëherë e ka përsëritur qëndrimin e partisë së tij për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

Ai në Kuvendin e Kosovës, kërkoi edhe nga partitë e pozitës, që përmes një mocioni të shpërndahet Kuvendi i Kosovës.

“Ky Kuvend, të cilin në mandatin e juj nuk I punojnë as pajisjet, nuk duhet me vazhdu punën. Ju ftoj publikisht, të merremi vesh, ta bëjmë një mocion dhe ta shpërndajmë kuvendin, sepse kjo legjislaturë s’mundet të kalojë asgjë, as ligje as amendamente, mos të flasim për marrëveshje ndërkombëtare. Është bllokim i punëve të brendshme, e mos të flasim për izolimin e jashtëm që tashmë edhe me sanksione e keni sjellë Kosovën”, tha ai.

Krasniqi, tha se mandati duhet t’u kthehet qytetarëve sepse sipas tij ata nuk e kanë votuar këtë Qeveri për t’i dëmtuar raportet me ndërkombëtarët.

“Do të ishte fer me qytetarët, me pas dakordim dhe me 2 të tretat, me ardhë solemnisht me shku në zgjedhje. Të ua kthejmë mandatin qytetarëve, le të vendosin, ata a janë të interesuar vërtetë që të vazhdojë Kosova në këtë rrugë që e keni dërgu. Kur ju kanë votu, nuk ju kanë votu për këtë konfrontim me aleatët ndërkombëtarë. Është e domosdoshëm të kemi dakordim politik të shkojmë në zgjedhje të reja”, ka thënë ai.

PDK-ja, sot gjatë ditës e ka bojkotuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, po ashtu në seancën që po mbahet ka refuzuar të marrë pjesë në votim për marrëveshjet ndërkombëtare.

Këto veprime vijnë si pasojë e raporteve jo të mira të Qeverisë së Kosovës, me ShBA-në dhe BE-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat