​PDK-ja kërkon shpërbërjen e Kuvendit, LVV thotë se kjo s’do të ndodh

Aktuale

​PDK-ja kërkon shpërbërjen e Kuvendit, LVV thotë se kjo s’do të ndodh

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 12:16
Kryesia e Kuvendit

Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje po akuzojnë opozitën për mos votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës, derisa përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës, thanë se nuk ka kuptim të votohen marrëveshjet sepse vendi është i sanksionuar si pasojë e veprimeve të Qeverisë.

Mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës sërish ka dështuar në mungesë të koriumit, pasi aty nuk kanë marrë pjesë nënkryetarët e Kuvendit nga PDK dhe LDK, të cilët po bojkotojnë punën e Kuvendit.

Ndërkohë, u tha se sot ose nesër presin që kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca të caktojë seancë për ditën e enjte.

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha se sot ose nesër presin që kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca të caktojë seancë për ditën e enjte, derisa është pyetur se deri kur do të vazhdojnë me mungesë kuorumi dhe moskordinim me opozitën.

Kusari-Lila: Marrëveshjet ndërkombëtare mbesin në obligim dhe përgjegjësi të opozitës

Besoj që kjo është pyetje për përfaqësuesit e opozitës, ne do të vazhdojmë me atë që na lejon rregullorja dhe Kushtetuta, që të sigurohemi që në veçanti disa ligje që janë tepër me rëndësi të miratohen gjatë kësaj periudhe kohore, edhe tri javë të mbetura që janë të sesionit pranveror. Jemi mobilizuara maksimalisht në mbajtje të korumit dhe votim të suksesshëm në seanca. Sa i përket marrëveshjeve ndërkombëtare, është fakt i ditur se pa qenë 80 deputetë, ato nuk mund të hedhen në votim, prandaj si të tilla mbesin në obligim dhe përgjegjësi të opozitës. Arsyet siç i keni parë nuk kanë qenë të artikuluara në formën që mund të ketë qartësi se kur mund të kryhet kjo. Fillimisht kanë mohuar zgjedhjet, pastaj kanë kërkuar zgjedhjet tjetri grup… ne i konsiderojmë totalisht të pa pranueshme, totalisht të paarsyeshme dhe natyrisht që ndoshta dëmi më i madh që i bëhet vendit“, tha ajo, derisa ka mohuar se mund të shpërbëhet kuvendi.

Kusari-Lila: Jo Kuvendi nuk do të shpërbehet

Jo absolutisht, Kuvendi për shpërbërje duhet t’i ketë dy të tretat. Ne nuk shohim që ka telashe në Kuvendit përveç që ato që po i krijon opozita të paqena por puna jonë me pozitën do të vazhdojë. Sesioni pranveror vazhdon punën deri në fund të korrikut dhe pastaj në gusht shkohet në pushim siç është paraparë”, tha ai.

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se ky Kuvendi nuk meriton asnjë ditë të vetme të shpenzojë taksat e qytetarëve kur është kaq jofunksional.

Tahiri: Nuk e kemi ndërmend që ta ndihmojmë Qeverinë në izolimin e vendit

“Duhet të shpërbëhet sa më parë. I kemi dhënë mundësi edhe kryeministrit nga java e kaluar ose ta shpërbëj Kuvendit ose të jap dorëheqje dhe koha është që vendi ynë të shkoj në zgjedhje të parakohshme. Ju e shihni që çdo ditë e më shumë po thellohet kriza, ju e shihni edhe marrëzitë që i bëjnë qeveritarët tanë karshi partnerëve tanë, ju e shini që çdo ditë e më shumë vendi ynë po sanksionohet nga ShBA, BE dhe nga vendet e BE-së veç e veç, çdo ditë kemi lajme që vendet veç e veç siç ishte Gjermania para dy dite po marrin masa ndaj Republikës së Kosovës. Ne nuk të mbijetojmë të izoluar dhe as që e kemi ndërmend që ta ndihmojmë në izolimin e vendit...ne nuk do të votojmë. Tani e tutje nuk do t’i votojmë as marrëveshjet ndërkombëtare, as projektligjet dhe asgjë, me qëllimin e vetëm që sa më shpejt ta qojmë vendin në zgjedhje, që sa më shpejt ta largojmë një qeveri të paaftë, që tashmë ka krijuar një krizë jashtëzakonisht të madhe, një krizë që mundet me ardhë Republika jonë për të pas sanksione nga ShBA dhe BE“, tha ai, duke shtuar se njerëzit që fusin një vend në krizë, nuk janë më kredibil që ta nxjerr vendin nga kriza, prandaj, si në Kuvend, ashtu edhe jashtë do të angazhohen për zgjedhje të reja.

Ai shtoi se do t’i përdorin të gjitha masat e mundshme, të nevojshme që t’ia pamundësojnë punën Kuvendit, duke mos dhënë detaje nëse kjo i bije edhe në pengimin e mbarëvajtjes së seancave.

Tahiti: Çfarë kuptimi ka kur jemi të sanksionuar të votojmë marrëveshje ndërkombëtare

Ne në ditët në vijim do t’ua bëjmë me dije për secilin hap që do të ndërmarrim. Tani për tani nuk do të votojmë asnjë projektligj, asnjë marrëveshje ndërkombëtare. Çfarë kuptimi ka kur jemi të sanksionuar të votojmë marrëveshje ndërkombëtare, edhe ashtu këto janë të fundit sepse kjo qeveri nuk mund të sjellë më marrëveshje ndërkombëtare, nuk ka asnjë shtet, asnjë organizatë ndërkombëtare që nënshkruan marrëveshje me këtë qeveri të sanksionuar”, tha ai.

Sipas tij, është detyrë e PDK-së për ta nxjerr vendin nga kjo krizë që ka shkaktuar pozita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat