Reçica për deklaratat e Gërvallës: ShBA-ja e BE-ja mund të mendojnë për sanksione edhe më të ashpra

Aktuale

Reçica për deklaratat e Gërvallës: ShBA-ja e BE-ja mund të mendojnë për sanksione edhe më të ashpra

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 12:19
Elmi Reçica

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Elmi Reçica, tha se deklarata e ministres së Punëve të Jashtme Donika Gërvalla mund të ndikojnë që BE dhe ShBA ta vendosin sanksione shumë më të rënda se sa ato që janë folur dhe prezantuar deri tani.

Sipas tij, në këtë rast është e palargueshme edhe heshtja e presidentes Vjosa Osmani, karshi zhvillimeve ne vend.

“Veprimet e Qeverisë Kurti edhe vetë kryeministrit Kurti dhe në këtë rast edhe ministres së Punëve të Jashtme. Heshtja e pa tolerueshme e presidentes në raport me këto deklarata dhe këto veprim është duke e dëmtuar Kosovën. Kosova ka ecur përpara duke pasur parasysh pikërisht koordinimin dhe bashkëpunimin me ShBA, vendet e NATO dhe BE”.

Çdo veprim dhe deklarata e tillë, ta bëjnë një dikresioin, nëse një njeri që nuk e di që ku është Kosova, po ta lexoj një  deklaratë të tillë realisht nuk do të besonte që një përfaqësuese e nivelit të tillë e Kosovës mund të jep deklarata të tilla”.

Ju e dini që masat e ndërmarra janë një para hyrje në sanksionet konkrete dhe na kanë bllokuar më të gjitha proceset edhe në MSA. Deklarata e tilla mund të ndikojnë që BE dhe ShBA të mendojnë dhe veprojnë që Kosovën ta vendosin pra sanksioneve shumë më të rënda se sa ato që janë folur dhe prezantuar deri tani. Nuk e di me kë e kanë aleat në këtë botë kjo Qeveri dhe ministre, nuk e di me kë mendon që t’i zhvilloj proceset e zhvillimit të shtetit”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat