Eurodeputeti gjerman për deklaratat e Gërvallës: Politikanët janë përgjegjës për formimin e opsioneve

Aktuale

Eurodeputeti gjerman për deklaratat e Gërvallës: Politikanët janë përgjegjës për formimin e opsioneve

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 12:36
Reinhard Bütikofer

Eurodeputeti gjerman, Reinhard Bütikofer e ka komentuar fjalimin e ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla në Forumin e Dubrovnikut të shtunën në Kroaci, në të cilin ajo e quajti BE-në “tigër prej letre”.

Bütikofer tha se ndan disa kritika të njëjta me Kosovën ndaj Bashkimit Europian, por pati vërejtje për përqindjet që i përmendi Gërvalla, e cila foli për mendimet e qytetarëve.

“Politikanët nuk janë vetëm ekzekutues pasivë të shumicës së votimit, por janë përgjegjës për formimin e opsioneve aty ku janë të vështira për t’u gjetur”, shkroi Bütikofer.

Gërvalla kritikoi ashpër BE-në në një panel me emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. Të dy emisarët nuk ngurruan ta shprehnin kundërshtimin e tyre në raport me deklaratat e Gërvallës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat