Hamiti: Bëj skandale, bëhu sikur s’ke bërë, modeli i sjelljes së qeveritarëve

Aktuale

Hamiti: Bëj skandale, bëhu sikur s’ke bërë, modeli i sjelljes së qeveritarëve

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 12:50
Muhamet Hamiti

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka thënë se qeveritarët kanë model të sjelljes që të bëjnë skandale e të bëhen sikur nuk kanë bërë, e të vazhdojnë t’i bëjnë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se koston po e paguan Kosova për të gjitha këto skandale.

Postimi i tij i plotë:

Bëj skandale. Bëhu sikur nuk ke bërë skandale. Vazhdo të bësh skandale.

Ky është modeli i sjelljes së qeveritarëve tanë.

Natyrisht, hëpërhë, koston nuk po e paguajnë këta që po bëjnë skandale. Kosova po.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat