Kraki ‘godet’ Buzhalën e Haxhiun për përgjimet e Kusari-Lilës me Simiqin – përmend lidhjet me BIA-n Serbe!

Aktuale

Kraki ‘godet’ Buzhalën e Haxhiun për përgjimet e Kusari-Lilës me Simiqin – përmend lidhjet me BIA-n Serbe!

Nga: A.M. Më: 10 korrik 2023 Në ora: 16:39
Profesori në Universitetin e Parisit, Nezir Kraki

Profesori në Universitetin e Parisit, Nezir Kraki ka reaguar ldhur me përgjimet e publikuar për një komunikim të deputetës së Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me Igor Simiqin e Listës Serbe.

Këto përgjime u publikuan nga mediumi ‘Nacionale’ që pronari i saj është gazetari Berat Buzhala.

Në këtë pikë, Kraki ngriti disa dyshime me burimet e këtij përgjimi, ku beson se ky përgjim ka ardhur përmes ‘burimeve’ të Baton Haxhiut.

“Këto përgjimet e Beratit janë me gjasë « burime» të Batonit sepse politikanët serbë të Kosovës i përgjon BIA serbe, jo Mimoza Kusarin.

Në 7 milionë shqiptarë, veç Batoni ka burime në BIA (si në rastin e Martin Berishajt)”, shkroi Kraki në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Këto përgjimet e Beratit janë me gjasë « burime» të Batonit sepse politikanët serbë të Kosovës i përgjon BIA serbe, jo Mimoza Kusarin.

Në 7 milionë shqiptarë, veç Batoni ka burime në BIA (si në rastin e Martin Berishajt).

Edhe pse pak zor mi besu personi që ka pasë gurëthyes me Radojen në veri, një sqarim duhet ta bëjnë zonja Kusari dhe Qeveria në lidhje me ato biseda.

Megjithëse, sa dëgjova e lexova, asgjë skandaloze nuk kishte aty. E vërteta është se qeveria aktuale ka kohë që funksionon pa Listën Serbe. Dhe bisedat në fjalë ishin zhvillu në qershor 2022, dmth asnjë lidhje me krizën e fundit në veri.

Sidoqoftë, edhe ky lajm sikur ai mbi « financimin e terrorizmit » nuk ka me pasë përmbajtje, përveç pompozitetit klik-mbledhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat