Lajçaku takohet me Bislimin në Bratislavë, ja për çfarë ranë dakord

Aktuale

Lajçaku takohet me Bislimin në Bratislavë, ja për çfarë ranë dakord

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 16:47
Foto nga takimi

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin.

Lajçak, bëri të ditur se gjatë takimit dypalësh sot me Bislimin në Bratislavë kanë rënë dakord për hapat e parë drejt shtensionimit të situatës.

“Pata diskutime intensive dypalëshe sot me Besnik Bislimin në Bratislavë për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës në përputhje më deklaratën e 27 vendeve të BE-së të 3 qershorit, dhe rrugën përpara në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të dialogut.

Ne ramë dakord për hapat e parë drejt këtij qëllimi”, shkroi Lajçak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat