Pozhari: Krejt janë bë bashkë kundër Albin Kurtit, ky është “gabimi” i vetëm i tij - Shpirtshiturit le të plasin!

Aktuale

Pozhari: Krejt janë bë bashkë kundër Albin Kurtit, ky është “gabimi” i vetëm i tij - Shpirtshiturit le të plasin!

Nga: A.SH Më: 10 korrik 2023 Në ora: 23:47
Albin Kurti

Analsiti Xhevdet Pozhari ka thën se doli në sipërfaqe ajo që të gjithë e dinin, se të gjithë janë bërë bashkë kundër Albin Kurtit.

Sipas tij, përgjimi i sotëm u shfaq, “situatat kur duhet votuar ligjet që nuk kalojnë pa votën e tyre sepse ashtu thotë Kushtetuta. Dhe, në fakt të përdoren me qëllime të tjera shantazhuese”.

Postimi në Facebook:

Doli në sipërfaqe ajo që e dinim të gjithë - krejt janë bë bashkë kundër Albin Kurtit.

"Gabimi" i vetëm i tij është se nuk lëshoi pe përballë asnjë kërcënimi të Listës Serbe, madje edhe me kushtin që të përballet me presionin e ashpër ndërkombëtarë.

Edhe ky përgjim që u shfaq, tregon në esencë se si dinë t'i përdorin situatat kur duhet votuar ligjet që nuk kalojnë pa votën e tyre sepse ashtu thotë Kushtetuta. Dhe, në fakt të përdoren me qëllime të tjera shantazhuese.

Ka kaluar koha kur Serbia na i përcaktonte "heronjtë" dhe "tradhtarët". Se kush janë plehu i kësaj shoqërie e dimë të gjithë. Veçanërisht ata që mundohen të bëjnë opozitarizëm me presionin që Albin Kurti të zmbrapset.

Sonte, më i bindur se kurrë se kjo Qeveri është në rrugë të mbarë. Shpirtshiturit le të plasin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat