Pas përgjimeve, reagon Hysamedin Feraj: Kusari, paska vepruar siç ia kërkon detyra - “Godet” opozitën!

Aktuale

Pas përgjimeve, reagon Hysamedin Feraj: Kusari, paska vepruar siç ia kërkon detyra - “Godet” opozitën!

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 23:54
Hysamedin Feraj

Këshilltari i kryeministrit Kurt, Hysamedin Feraj po vlerëson se përgjimet e publikuara nga biseda e Mimoza Kusarit- Lila me përfaqësuesin e Listës Serbe, Sllavko Simiq, janë lajm i duhur në kohën e duhur.

Sipas tij, Kurasi paska vepruar siç e kërkon detyra dhe funksion që mban ajo.

“Tani kur po fajësohet partia në pushtet dhe qeveria për tensionimin e situatës në Veri, inçizimi i bërë publik nga Berat Buzhala është me dobi t’u jepet Lajçakut, Eskobarit e Borrellit. T’u jepet si dëshmi e rendësishme se partia në pushtet dhe qeveria e Kosovës paskan bërë shumë përpjekje për parandalimin e tensionimit të situatës në Veri të vendit dhe për bindjen e serbëve të marrin pjesë në jetën politike të vendit normalisht, sipas Kushtetutës, ligjeve dhe rregulloreve në fuqi.”, ka shkruar Feraj.

Ai i del në mbrojtje Kusarit duke kritikuar ish kryeministrin Ramush Haradinaj dhe Demarkacionin me Malin e Zi.

“- Mimoza Kusari, shefja e grupit parlamentar të partisë në pushtet, paska vepruar siç ia kërkon detyra e funksionit që mban: t’i kërkojë grupit parlamentar serb të marrë pjesë në jetën normale të Kuvendit të Kosovës, sipas Kushtetutës, ligjit dhe rregullores! Nuk paska pasur sukses. Ndoshta sepse nuk i premtoi t’i japë territor Serbisë siç i premtoi Ramushi Malit të Zi, as riformësimin e qeverisë duke i dhënë Simiçit postin e zëvendëskryeministrit të Kosovës, siç patën bërë Ramushi, Mustafa e Thaçi me Rakiqin.”, ka shtuar më tej Feraj në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat