Rashiq: Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut, nuk kemi zgjidhje tjetër

Aktuale

Rashiq: Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut, nuk kemi zgjidhje tjetër

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 00:34
Nenad Rashiq

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq thotë se i ka kritikuar institucionet e BE-së sepse puna e tyre nuk ka prodhuar rezultate konkrete rreth dialogut Kosovë – Serbi.

“Unë gjithmonë jam i gëzuar kur bëhet një hap përpara drejt pajtimit. Na nevojitet një strategji dhe partneritet afatgjatë dhe BE-ja është një faktor i pashmangshëm në atë drejtim dhe secila prej marrëveshjeve pavarësisht që është e rëndë dhe unë besoni kam qenë kritikuesi i parë i BE-së sa i përket një burokracie të gjatë, të thellë, një punë e cila nuk ka prodhuar rezultate konkrete“, ka thënë ai.

“Dhe ju rikujtoj edhe në momentin kur në atë kohë ka qenë prezent Juncker, Hahn dhe Mogherini, unë vet në librarinë ndërkombëtare ia kam bërë disa pyetje të cilat kanë qenë bash lidhur me këtë temë dhe në ata kohë kur unë e kam vet unë pa përgjigje të sakta, e kuptova se krejt kjo pas marrëveshjes së 2013 është lejuar në heshtje të BE-së”, ka deklaruar Rashiq.

Ai thotë se Kosova duhet të jetë e mençur e të harmonizohet me BE-në, si dhe t’i kthehet dialogut sepse nuk ka zgjidhje tjetër.

“ Por ne duhet të jemi ata prapë që duhet të jemi më të mençur,  të harmonizohemi, të jemi fleksibil, të kuptojmë që BE-ja është e tillë, që ajo me ShBA-në i shikon sendet pak më ndryshe se na. Nuk është Kosova qendër e botës sa i përket Brukselit. Dhe kur ata shikojnë në Ballkan, shikojnë një strategji sa më pak probleme. Pra stabilokraci në vend të demokracisë”.

“Duhet t’i kthehemi dialogut sepse nuk kemi zgjidhje tjetër. Unë kisha preferuar ta përdorim kohën duke planifikuar se çka do të bëjmë në të ardhmen sesa të veprojmë në mënyrë emocionale. Ne të gjithë ballkanasit veprojmë në mënyrë emocionale”, ka deklaruar politikani serb në Tëvë 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat