Rashiq: Opozita pa “Listën Anti-serbe” nuk i ka numrat për ta rrëzuar Qeverinë

Aktuale

Rashiq: Opozita pa “Listën Anti-serbe” nuk i ka numrat për ta rrëzuar Qeverinë

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 00:35
Nenad Rashiq

“Që të shkohet në zgjedhje të parakohshme opozita nuk i kanë votat e mjaftueshme me sa e di unë. E dyta, cilido që të jetë ai grupacion politik i cili mund të votojë kundër Qeverinë aktuale, kjo duhet të bëhet me Listën Antiserbe”.

Kështu deklaroi ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq duke thënë se nuk është momentumi i duhur për zgjedhje në Kosovë.

Sipas tij nëse tani do të kishte zgjedhje, për serbët do të ishte më keq se në zgjedhjet e fundit.

“Për zgjedhje nuk besoj se është momenti i duhur. Nuk po e them këtë vetëm për shkak të anës serbe. Çdo herë, duke nisur prej 2013, ajo ashpërsia ose vrazhdësia e Listës Anti-serbe, ose në veçanti regjimi në Beograd që është në këtë rast me Vuçiqin, për çdo herë ka qenë më e ashpër, më e vrazhdë. Dhe unë në çdo zgjedhje kam thënë që kurrë nuk ka qenë sikur tash. Dhe unë në këtë aspekt e di sa duke e ditur logjikën e tyre që ka me qenë edhe ma keq sesa ka qenë më 2020. Kështu që fatkeqësisht unë kisha dashtë këtë aspektin moral, njerëzor mos të ndodhë ndonjë rritje e tensioneve sepse nëse keni një strukturë e cila operon në mënyrë formale dhe joformale në veri të Kosovës apo pjesë tjera të jugut, e keni një potencial për përshkallëzim të situatës në formën ku ne, serbët, do të jemi viktimat”, ka thënë Rashiq në Tëvë 1.

Për Rashiqin, rrëzimi i Qeverisë nuk mund të bëhet pa “Listën Anti-serbe”, duke aluduar në Listën Serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat