Abazi nuk përmbahet ndaj Zybës: Nëse katunarët e tij se kanë votu, pse duhet dikush tjetër me ngu?

Aktuale

Abazi nuk përmbahet ndaj Zybës: Nëse katunarët e tij se kanë votu, pse duhet dikush tjetër me ngu?

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 00:51
Haki Abazi

I ashpër e kritik është shpehur deputeti i pavarur Haki Abazi ndaj ish-bashkëpartiakut të tij nga Suhareka, deputetit të VV-së, Salih Zyba.

“Nëse katunarët e vet se kanë ngu, nuk e di nëse dikush tjetër duhet me ngu. Qesi Salih Zyba gjen sa dush.”, tha ai.

Abazi tha se nuk e di nëse ka parë ndonjëherë ndonjë reagim të deputetit Zyba që është bërë, pa miratimin e koordinatores për Komitet në VV, Dejona Mihali, transmeton Gazeta10.

“Për besë Salih Zybën me vlerësu është shumë problem. Ku ka mbërri VV-ja me mbrojtë Salih Zyba edhe me dal me kritiku pa e diskutu substancën e problemit, tregon pse Dejona Mihali, Salih Zybën me fol e pse jo një tjetër. Po nuk besoj që unë naj herë e kam pa Salih Zyba me ba reagim pa i thanë Dejona Mihali. Salih Zyba është auto-parlanti që del me përzi mesazhin. Meqë konsiderohet si njeri që i diciplinon njerëzit në VV, e qesin me ju dhanë mesazh atyre që janë brenda, sesa mesazhe për qytetarët.

Abazi madje në kritika e sipër tha se Zyba në fshatin e tij prej nga vjen, ka dal në vendin e tretë si më i votuari.

“Më thoni një fjalim të Salih Zybës që ka thënë ndonjë gjë. Është i treti kandidat në Suharekë në katund të vetin.’, shtoi Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat