Abrashi: Ç’ne ju zoti Rama, kush ua dha obligimin ta shkruani draft-statutin e Asociacionit?

Aktuale

Abrashi: Ç’ne ju zoti Rama, kush ua dha obligimin ta shkruani draft-statutin e Asociacionit?

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 06:14
Edi Rama

Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi ka folur për rolin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Abrashit, Rama më shumë po sillet si ndërkombëtar, si neutral karshi Kosovës dhe se nuk po e respekton Kushtetutën e Kosovës.

“Ne do të donim që Z. Rama të ishte një krah i Kosovës në krejt këto sfida të cilat po i kalojmë. Mendoj që më shumë po sillet si ndërkombëtar sesa si kryeministër i Shqipërisë, i një shteti që edhe me Kushtetutë e ka obligim që të jetë i të gjithë shqiptarëve në botë, në këtë rast edhe i Kosovës. Kjo nuk po ndodh për fat të keq. Ai sillet si neutral karshi Kosovës, ai bën kërkesa të cilat janë absolutisht të papranueshme për ne dhe se e ka një lidhje të çuditshme, ndoshta edhe të pakuptueshme me presidentin e Serbisë”, ka thënë Abrashi.

Abrashi madje ka kritikuar Ramën për draft-statutin e Asociacionit, teksa e ka pyetur se kush ia dha obligimin ta shkruajë atë.

“Hajde ndonjëherë një mendje praktike thotë është mirë, do të ishte mirë që e ka këtë lidhje, pse mos ta shfrytëzojmë. Por kjo nuk po ndodh. Thjesht po sillet si ndërmjetësues dhe neutral. Dhe në shumë raste mendoj që e ka dëmtuar pozicionin e Kosovës. Që thonë andej “Ç’ne ju zoti Rama” me e marrë obligimin me e shkru draft-statutin e Asociacionit. Kush ja dha këtë obligim, pse, kur e di ai se cili është qëndrimi i pushtetit aktual në raport edhe me Zajednicën edhe me Asociacionin, kur ne po mundohemi që të arrijmë deri te një model i cili nuk e cenon rendin tonë kushtetues”, ka thënë Abrashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat