Rashiq: Nuk ka kuptim të vazhdohet politika radikale e presidentit Vuçiq

Aktuale

Rashiq: Nuk ka kuptim të vazhdohet politika radikale e presidentit Vuçiq

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 07:27
Nenad Rashiq

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Albin Kurtit, Nenad Rashiq, ka kritikuar politikën e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, në raport me Kosovën.

Rashiq tha se e konsideron politikën e Vuçiqit si një politikë të gabuar e radikale për të cilën tha se, nuk ka kuptim të vazhdohet tutje.

“Duhet të jemi më të pjekur sepse unë e konsideroj si një politikë shumë të gabuar edhe pse jam serb të presidentit serb Vuçiq i cili është radikal dhe mund të prisni prej tij, se kjo është e vetmja logjikë që ai vepron. Kështu që nuk ka nevojë që të reagoni në mënyrën e njejtë siç reagon ai.

Prandaj unë gjithmonë jam për një strategji të logjikës afatgjatë,  të pajtimit ku ju i ofroni mundësi qytetarëve të Kosovës në veri dhe nëse mund te kemi kohë të mjaftueshme, unë ju garantoj brenda disa viteve krejtë ato ndikime negative që ka lista antiserbe do të zbehen me një politike të pjekur, ku pastaj edhe ata që janë në veri të Kosovës do të pranonin një sovranitet të Kosovës nëse i’a siguroni qoftë paqen, qoftë një progres ekonomik dhe qëndrueshmëri ekonomike e cila është më e rëndësishmja”, tha Rashiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat