Kusari e pranon se ka biseduar me Radojçiqin: Kurti s’ka qenë i informuar për bisedën, e informova më vonë

Aktuale

Kusari e pranon se ka biseduar me Radojçiqin: Kurti s’ka qenë i informuar për bisedën, e informova më vonë

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 07:33
Mimoza Kusari – Lila

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila, në emision “Debat Plus” e ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka qenë i njoftuar për bisedn e saj më kriminelin, Milan Radojçiq.

Kusari ka shtuar se këtë ia ka treguar më vonë.

“Jo s’ka qenë (i informuar Kurti)… se kjo nuk është diçka që është përgatitë, jo është diçka që jam përballë ose ballafaqua në moment në zyre kur ka qenë Slavko Simie. Dhe natyrisht ai çdo të dytën referencë e përmend Radojçiqin dhe e bënë këtë thirrje me të. Unë e kom ndi obligim që duhet me ia komuniku (para 4 muajve) kryeministrit dhe me ia tregu rrethana që ka ndodhë kjo bisedë”, ka thënë ajo.

Kusari-Lila, në “Debat Plus” e ka pranuar se ka folur me kriminelin, Milan Radjociqin.

Ajo ka thënë se deputeti i Listës Serbe, Slavko Simiqi e ka lëshuar Milan Radojçiqin në ‘interfon’ në zyrën e saj dhe i është përgjigjur. Kështu, duke pranuar se ka folur me Radojçiqin.

“Në situatën këta në secilin problem që e kanë mundohen me e sjell Radojçiqin me ia ngritë atij pazarin. Ndodhë kjo çka ka ndodhë. Edhe tash në momentin kur ai flet edhe thotë që ‘është e vështire për mua’ dhe unë i them që këto janë situata dhe rrethanat që janë kriju dhe tjerët se ku di unë, se ata munden me lshu dhe nuk është as po më bën përshtypje. Milan Radojçiqin mundet me qenë i burgosur., mundet me qenë i dënuar dhe në momentin që të thotë kjo është fjala që po du me ta thënë, ti e dëgjon. Unë ia kamë kthyer përgjigjen në gjuhën shqipe ne atë që ai ka fol”, ka thënë ajo.

Sipas saj, këto përgjime duket se janë dalë nga përfaqësuesi i Listës Serbe, Slavko Simiqit, paautorizim.

“Po është zëri im, ai që dëgjohet në përgjimin e paautorizuar si duke të Slavko Simiq, në vitin e kaluar, kur ka ndodhur biseda në zyrën time në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Kusari.

Sipas mediumit Nacionale, këto incizime janë bërë në qershor të vitit të kaluar. Biseda ndërmjet Kusari-Lilës e Slavko Simiqit është bërë në zyrën e shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes.

Në hyrje të bisedës, Slavko Simiq ia përmend Kusari-Lilës një bisedë që kjo e fundit e ka bërë me Milan Radojiçiqin. Njeriu në listën e zezë të Amerikës, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe i dyshuar për rastin Brezovica.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat