Çitaku përkujton gjenocidin në Serbenicë: Nuk do ta harrojmë kurrë

Aktuale

Çitaku përkujton gjenocidin në Serbenicë: Nuk do ta harrojmë kurrë

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 08:40
Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, e ka përkujtuar masakrën e Serbisë ndaj  8 mijë e 372 burrave myslimanë të Bosnje dhe Hercegovinës më 11 korrik të vitit 1995.

“Në këtë ditë, 28 vjet më parë, 8372 civilë boshnjakë u vranë brutalisht”, ka shkruar Çitaku teksa ka shtuar se “në Serbi ende ka mohim për gjenocidin e Srebrenicës”.

Më tej ajo ka thënë se për 28 vjetorit të këtij krimi kundër njerëzimit, “Nuk do të Harrojmë Kurrë”.

Ajo ka përfunduar duke thënë se civilet boshnjak  “u vranë pasi forcat serbe sulmuan “zonën e sigurt” të OKB-së në Srebrenicë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat