Përgjimet e Kusari-Lilës me Radojçiqin, vjen reagimi nga VV-ja: Hiq s’po i kuptoj, ndoshta këtu e kanë?

Aktuale

Përgjimet e Kusari-Lilës me Radojçiqin, vjen reagimi nga VV-ja: Hiq s’po i kuptoj, ndoshta këtu e kanë?

Nga: A.Zh Më: 11 korrik 2023 Në ora: 10:18
Milan Radojçiq, Mimoza Kusari-Lila

Avni Zogiani nga Lëvizja Vetëvendosje, ka reaguar pas publikimit të përgjimeve mes të shefes së deputetëve të kësaj partie dhe anëtarëve të Listës serbe.

Zogiani ka thënë se përgjimet janë pa asnjë përmbajtje dhe se ato janë të servuara nga bashkëpronarët e biznesit të grupit të Milan Radojçiqit, përcjell Bota sot.

“Bashkëpronarët e biznesit të grupit të Radojçiqit servojnë përgjime pa asnjë përmbajtje, edhe figurat "alternative" bijnë në grep pa mendu dy herë!

E kuptoni që kanë qenë një grup interesi (ndoshta vazhdojnë të jenë!)?! Duke e ditur qoftë vetëm këtë, njeriu duhet të mendohet dy herë para se të reagojë!”, ka shkruar anëtari i VV-së në një postim në Facebook.

Në një postim tjetër, ai ka përmendur edhe Donika Gërvallën dhe Ramush Haradinajn.

“Ka folë, tha! Pse me folë!

- Po çka ka than?!

E niva bre, krejt e ngova inçizimin.

- Po ani çka ka thanë?!

Po pse me folë?!

- A?!

Pse më folë?!

- Heu! Pse me folë! Me folë duhet bre... a pe din, kur njeriu flet shpreh interesat e veta, për shembull! Po, ku ka folë?!

- N'Kuvend të Republikës!

E për çka asht kuvendi! Me folë asht, me folë me krejt ata që janë aty!

- Le bre se njëjtë jeni ba!

Qysh bre njëjtë, pse njëjtë?

- E Donika a e pe çka tha?

He! Cka tha?!

- Tha tigër prej letrës!

Weh! Tigër prej letrës ka thanë?! Jaaa kjo tybe s'po vykka mu tejkalu hiq! Po a thotë njeri tigër prej letrës! Po ku ka tigër prej letrës!

Muhabet me një të brengosun se "na" po bahemi njëjtë me "ata". Nejse edhe Ramushi kish thanë, pse me folë ju!

Kanë nja dy javë që janë tu pyet pse me folë, e hiq s'po i kuptoj ku e kanë! Pse me folë gratë, ndoshta këtu e kanë?!”, ka shkruar Avni Zogiani.

Kusari-Lila, mbrëmë në “Debat Plus” e ka pranuar se ka folur me kriminelin, Milan Radjoçiq. Ajo ka thënë se deputeti i Listës Serbe, Slavko Simiqi e ka lëshuar Milan Radojçiqin në ‘interfon’ në zyrën e saj dhe i është përgjigjur. Kështu, duke pranuar se ka folur me Radojçiqin.

Sipas mediumit Nacionale, këto incizime janë bërë në qershor të vitit të kaluar. Biseda ndërmjet Kusari-Lilës e Slavko Simiqit është bërë në zyrën e shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat