Abdixhiku takon ambasadorin suedez, flasin për situatën në Kosovë

Aktuale

Abdixhiku takon ambasadorin suedez, flasin për situatën në Kosovë

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 11:13
Foto nga takimi

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka takuar ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.

Abdixhiku e Westerlund folën për situatën politike në vend, ku theks të veçantë patën relacionet e Kosovës me aleatë.

“U ritheksua qëndrimi i LDK-së karshi kësaj situate; ndërsa kryetari Abdixhiku shpalosi idenë dhe iniciativën e tij dhe të LDK-së për aktivitetin gjithëpërfshirës me gjithë akterët në vend që formojnë dhe kanë ndikim në opinionin publik (takime konsultative me gazetarë dhe opinionistë, shoqëri civile, profesorë, diplomatë dhe ish-diplomatë si dhe biznese) dhe akterë tjerë të shoqërisë tonë që besojnë në rrugëtimin euroatlantik të Kosovës”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Më tej, bëhet e ditur se gjatë takimit u fol edhe për aktivitetet e LDK-së dhe mundësitë e bashkëpunimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat