A e përgjoi Shqipëria Kosovën? Eksperti i sigurisë: ‘Tërmet’ në politikën e Prishtinës

Aktuale

A e përgjoi Shqipëria Kosovën? Eksperti i sigurisë: ‘Tërmet’ në politikën e Prishtinës

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 11:24
Eksperti i sigurisë Drizan Shala

Publikimi i një audio-përgjimi të shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila ku komunikon me zyrtarin e lartë të listës Serbe Slavko Simi, ka ngjallur debate të shumta.

Eksperti i sigurisë Drizan Shala tha se kjo ngjarje ka shkaktuar tërmet në Prishtinën zyrtare, ndërsa qarkullojnë zëra se këto përgjime mund të jenë bërë publike edhe nga persona që kanë qenë pjesë e shërbimeve të caktuara.

Ai përmendi këtu edhe drejtoreshën e SHISH Vlora Hysenin, e cila sipas tij mund të ketë siguruar shumë përgjime gjatë kohës kur ishte në post drejtues të AKI.

“Shërbime të caktuara mund të kenë përgjimet e tyre. Dorë në këto përgjime mund të ketë edhe ish- zëvendës drejtoresha e AKI e cila tashmë është drejtoreshë e SHISH e cila mund të ketë marrë shumë përgjime gjatë kohës që ajo ka shërbyer në kuadër të institucionit të Kosovës për inteligjencë, tashmë këto përgjime mund të mbarten edhe në publik. Çështja kryesore është se tashmë do të kemi një tërmet politik që do të kaplojë Prishtinën zyrtare”,-tha Drizan Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat