Alma Lama tregon detaje sa ishte pjesë e VV-së: Ja pse na bënte presion Albin Kurti!

Aktuale

Alma Lama tregon detaje sa ishte pjesë e VV-së: Ja pse na bënte presion Albin Kurti!

Nga: A.Zh Më: 11 korrik 2023 Në ora: 11:55
Alma Lama

Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Alma Lama, ka thënë se Albin Kurti, i bënte presion asaj dhe deputetëve të kësaj partie, për të mos u përshdëndetur me kolegët e partive shqiptare në Kuvend.

Ajo ka treguar se “për një përshëndetje kolegiale”, VV-ja me “metoda staliniste ishte gati të të shpallte publikisht pjesë të SHIK-ut”.

Lama, teksa ka folur pas përgjimeve të publikuara ndërmjet Mimoza Kusari-Lilës, me Slavko Simiqin, ka thënë se VV-ja nuk e paska “problem bashkëpunimin me serbët”, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë:

Kur isha në VV kishim direktiva dhe presion të jashtëzakonshem nga AK që mos të flisnim e përshëndeteshim me kolegë deputetë të partive të tjera shqiptare.

Mua më dukej marrëzi kjo, si në aspektin njerëzor, ashtu edhe në aspektin profesional pasi bashkëpunimin në Kuvend për cdo iniciativë është i nevojshëm dhe i pashmangshëm. Për një përshëndetje kolegiale ata me metoda staliniste ishin gati të të shpallnin publikisht pjesë të SHIK-ut etj etj.

Por dje na u dëshmua me zë e figurë se VV nuk e paska problem bashkëpunimin me serbët, madje edhe kur ata janë kriminelë të njohur të shpallur në kërkim nga drejtësia.

Mashtrimi ka emër!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat