Kurti për gjenocidin në Srebrenicë: Një krim çnjerëzor në vetvete

Aktuale

Kurti për gjenocidin në Srebrenicë: Një krim çnjerëzor në vetvete

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 12:20
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar gjenocidin e kryer 28 vite më parë në Srebrenicë.

Kurti në një postim në Twitter ka shkruar se Serbia vazhdon të mohojë këtë krim çnjerëzor.

“Dita e Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës mban në vetvete shumë tragjedi të pa treguara – një ditë kur kujtojmë vrasjen e 8,372 njerëzve të pafajshëm dhe krimet e panumërta të përdhunimeve dhe torturave.

Është gjithashtu një kujtesë se e vërteta e tyre nuk nderohet por mohohet nga Serbia, një krim çnjerëzor në vetvete”, ka shkruar Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat