​Përplasje në komision, opozita me kritika për performancën e ministres Hajdari

Aktuale

​Përplasje në komision, opozita me kritika për performancën e ministres Hajdari

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 12:54
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike po shqyrton raportin e auditimit të performancës “Mbështetje e ndërmarrjeve mikro të vogla dhe të mesme MINT/KIESA”.

Gjatë mbledhjes së komisionit, janë përplasur deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mirlinda Tishukaj-Sadriu dhe ajo e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi. Kjo e fundit e ka lëshuar sallën teksa ka kritikuar ministren Rozeta Hajdari për performancën e saj.

Sipas saj, e njëjta nuk është as vet krenare me punën e saj dhe të gjeturat e raportit të auditimit.

Për këtë ka reaguar deputetja Tishukaj-Sadriu e cila ka thënë se Bytyqi po flet pasaktësi.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka thënë se nuk ka pasur administrim të mirëfilltë të zonave ekonomike, për çka u kanë ardhur edhe fatura për pagesa.

"Për zonat ekonomike, krahas politik-bërjes, ne kemi realizuar performancën e zonave ekonomike. Për keqardhje është konkludimi që këto zona ekonomike, nuk kanë qenë tërheqëse për investitorët. Me analizën që është bërë, kemi ardhur në konkludim që të ketë një ligj të ri për zonat ekonomike", ka thënë ajo.

Ndërsa deputetja Mirlinda Tishukaj-Sadriu ka thënë se raporti i auditimit flet edhe për vonesa në thirrje publike.

"Ka të gjetur edhe vonesa në thirrje publike, janë analizuar nga Zyra Kombëtare ku shihet një trend për thirrje në mbështetje dhe janë bërë ne gjysmën e dytë të vitit", ka shtuar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat