Shqyrtohet shkarkimi i Bordit të KPMM-së, Muja e “qorton” kryesuesen

Aktuale

Shqyrtohet shkarkimi i Bordit të KPMM-së, Muja e “qorton” kryesuesen

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 12:54
Foto nga vendi i ngjarjes

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka shqyrtuar shkarkimin e Bordit të Komisionit për Miniera dhe Minerale.

Gjatë raportimit të saj në Komisionin për Ekonomi, kryesuesja e Bordit të KPMM-së Selvete Grajqevci Pllana ka thënë se Bordi ka zhvilluar vetëm dy takime me “Ferronikelin” para se ndërmarrja të dërgonte ankesën.

Borxhi i ndërmarrjes “Ferronikeli” ndaj KPMM-së është mbi 9 milionë euro, e që për këtë Grajqevci-Pllana ka thënë se 2 vota kanë qenë për që t’i falet borxhi ndërmarrjes dhe tre kundër.

Por, i ashpër me Grajqevcin-Pllana, u treguar deputetit i VV-së Armend Muja. Madje ai gjatë i drejtohet me tone të larta kryesueses së Bordit.

Përplasje e tyre erdhi, pasi që dy anëtar të KPMM-së ishin pajtuar që 8 milionë euro e borxhit t’i falet ndërmarrjes.

“Ju e keni marr një vendim e keni ngarkuar Feronikelin me 9 milionë euro borxh, dhe ndërmarrja është ankuar, dhe dy veta keni qeni për për t’ia falur dhe tre keni qenë kundër. Në qershor të vitit 2022 ju keni nxjerr aktvendim që ndërmarrja ngarkohet me 9 milionë euro për mos pagesë të rentë minerale, dhe ju e keni lejuar të ankohet”.

Muja ka thënë se gjendja në ndërmarrje mbetet e njëjtë, pasi që ankesa në Bord nuk ka kaluar.

Këta po thonë që aprovohet pjesërisht por si Bord e ke hedh në votim, keni votua dikush për dikush kundër, rekomandimi nuk është miratuar dhe gjendja mbetet siç ka qenë”.

Tutje, Muja ka pyetur kryesuesen e Bordit të KPMM-së se kur janë takuar me Samir Mane, dhe çfarë kanë biseduar me të.

Kur e keni takuar Samir Mane, e keni takuar para mbledhjes së Komisionit të Ankesave”.

Grajqevci-Pllana lidhur me këtë ka thënë, se Mane kishte shprehur shqetësimin e tij duke thënë se borxhi prej 9mln euro po e dëmton ndërmarrjen.

“Për besë nuk më kujtohet. Nuk e kam takuar vetëm unë, por komplet Bordi. Ai ka paraqitur pretendimet e veta, neve si biznesi po na dëmtoni”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat