Osmani përkujton viktimat e Srebrenicës: Mohuesit e gjenocidit s’mund të shndërrohen asnjëherë në faktorë të paqes

Aktuale

Osmani përkujton viktimat e Srebrenicës: Mohuesit e gjenocidit s’mund të shndërrohen asnjëherë në faktorë të paqes

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 13:05
Pamje nga Srebrenica

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar viktimat që u vranë mizorisht nga forcat kriminale serbe në Srebrenicë.

Me anë të një postimi në Twitter, Osmani ka thënë se u detyrohen viktimave që do të luftohet për drejtësi në mënyrë që mohuesit e gjenocidit dhe nxitësit e urrejtjes të mos bëhen kërcënim për paqen.

Ndërkaq në Facebook, Osmani tha se i njëjti regjim që avokonte për gjenocidin atëherë e që i sulmon Kosovën e Bosnje-Hercegovinën edhe sot.

“8372 jetë të pafajshme! 8372 nëna të Srebrenicës që edhe sot kërkojnë drejtësi për bijtë e tyre! Një gjenocid që nuk do të harrohet kurrë. Një regjim, që edhe sot e mohon gjenocidin në Srebrenicë e kudo në Bosnjë e Hercegovinë, sikurse e mohon edhe gjenocidin në Kosovë. Po i njëjti regjim që avokonte për gjenocidin atëherë e që i sulmon Kosovën e Bosnje-Hercegovinën edhe sot. Mohuesit e gjenocidit nuk mund të shndërrohen asnjëherë në faktorë të paqes”.

“Sot ne kujtojmë gjenocidin e Srebrenicës dhe dhimbjen dhe vuajtjen e skalitur përgjithmonë në kujtesën tonë. Ne ua detyrojmë viktimave, të dashurve të tyre dhe atyre që vijnë pas nesh për të luftuar për drejtësi dhe për të mos lejuar që mohuesit e gjenocidit dhe nxitësit e urrejtjes të bëhen kërcënim për paqen”, shkroi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat