Deputeti i VV-së fajëson mediat në Kosovë për audio-incizimin e Kusari-Lilës: Paguhen nga Soros, Rusia e Serbia

Aktuale

Deputeti i VV-së fajëson mediat në Kosovë për audio-incizimin e Kusari-Lilës: Paguhen nga Soros, Rusia e Serbia

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 13:08
Besim Muzaqi

Deputeti i VV-së, Besim Muzaqi, pas publikimit të audio-incizimit të Mimoza Kusarit me ish deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq, duke fajësuar mediat në Kosovës.

Në një postim në Facebook, Muzaqi ka thënë se mediat në Kosovë “energjinë” e marrin nga Fondet Soros dhe Fondet e Rusisë dhe Serbisë.

Reagimi i tij:

Cikli i Krebsit dhe Krebsi (përkthe nga gjermanishtja: Kanceri prej ciklit të mediave të shitura!

Po paraqes një analogji në mes një procesi biokimik që ndodhë në qeliza të gjalla përmes të cilës seri reaksionesh sigurohet energjia për mbijetesën e organizmave. Ky proces quhet Cikli i Krebsit.

Analogjia me ciklin e ndërveprimeve të disa mediave të cilat “energjinë” e marrin nga burime si Fondet Soros dhe Fonde të Rusisë e Serbisë, e riqarkullojnë dhe e bashkojnë me fonde të bizneseve të tyre të dyshimta për të përfituar më shumë kapital të cilin e shfrytëzojnë për më shumë goditje (qepime) Qeverisë së Republikës dhe Lëvizjes Vetëvendosje!

Mbijetesa nga Cikli i Krebsit siguron jetë për organizmin kurse mbijetesa e “Krebsit të ciklit..” rrezikon shtetin tonë, andaj duhet ta demaskojmë!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat